E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gati per te shkuar te Meta”

Levizja Institucionale Socialiste shprehet e gatshme per t’iu bashkangjitur grupimit te ri opozitar, e iniciuar nga LSI. Nje dite pas deklarates se drejtuesit te kesaj levizjeje, Petro Koci, i cili leshoi sinjale te qarta bashkepunimi me LSI-ne, dhe perfaqesuesit e tjere te saj shprehen pro ketij qendrimi. Keshtu, socialisti Hamit Kosta duke mbeshtetur nje iniciative te tille te ndermarre nga LSI, theksoi se “jam pro krijimit te nje koalicioni te ri, dhe nisur nga qendrimi i Metes nuk fsheh dhe gatishmerine time per t’iu bashkangjitur ketij formati te ri opozitar”. Sipas tij, ne nje linje eshte e gjithe perfaqesia e Levizjes Institucionale Socialiste. Madje, per kete arsye, Kosta beri me dije se “diten e hene perfaqesuesit e levizjes do te zhvillojne nje mbledhje, pikerisht me te marre nje vendim zyrtar mbi kete ceshtje. Por, tashme nga vete drejtuesi i saj jane dhene sinjale te qarte per nje bashkepunim te mundshem me LSI”. Dy dite me pare, Koci gjate nje prononcimi per mediat deklaroi se “pozicionimi i ri i Ilir Metes ndaj ciftit politik Rama-Berisha, perben nje zhvillim me shume interes per te majten dhe Levizjen Institucionale Socialiste. E majta ka nevoje per perfaqesim luajal dhe jo per demagogji dhe marketing fals”. O.XH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›