LSI merr dhe ish-kreun e PS Patos
Ish-kreu i PS-se per degen e Patosit, Ramadan Kuqari, prej dy ditesh eshte anetaresuar ne LSI. Lajmi konfirmohet nga Kuqari, i cili ka qene prezent dhe ka shoqeruar nga afer kreun e LSI-se, Ilir Meta, gjate turit te tij te zhvilluar dy dite me pare ne Fier. Kuqari, i cili per nje periudhe trevjecare ka qene ne krye te selise roze per degen e Patosit, u shkarkua prej postit qe mbante, pas nje faksi qe Edi Rama i dergoi ne zyren e tij, pasi ai kishte kundershtuar mbeshtetjen e kandidatit per kryetar bashkie, Bardhi Meli, nga LSI-ja (kandidat i perbashket LSI, PS) dhe mbeshteti kandidatin e pavarur, Pajtim Isufi, qe doli nga radhet e PS-se. Per nje periudhe kohe rreth dy vjet, Kuqari ka qene i aktivizuar me PS-ne Patos, sikunder eshte edhe anetar i Keshillit Bashkiak Patos. Vete Kuqari ka pohuar per gazeten se “duke pare me qetesi e qartesi levizjet politike, tashme vendosa qe te aderoj ne LSI Patos, pasi e gjej me shume veten ne kete parti politike”. Kuqari ka qene prezent ne takimin qe pati koke me koke kreu i LSI-se, Ilir Meta, me kreun e bashkise Patos, Bardhi Meli, sikunder ka qene edhe ne takimet qe Meta zhvilloi i vetem ne Patos, por edhe ne komunen Frakull dhe me te rinjte fierake.
Xh. Beharaj