Patozi: Te vegjlit, interesa meskine
Fatjona Mejdini
Partia Demokratike denon klimen e tensionit te krijuar nga partite e vogla parlamentare ne lidhje me reformen zgjedhore. Kreu i Grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi, deklaroi se akuzat te ardhura ne keto parti per nje pakt mes PS-se dhe PD-se jane thashetheme dhe jo nje ngjarje e vertete. “Ka nje klime te panevojshme tensioni, ku disa parti po akuzojne per arritjen e nje marreveshje midis PD-se dhe PS-se, qe, sipas tyre, do te demtonte partite e vogla. Nje gje e tille nuk eshte aspak e vertete, pasi kjo eshte nje klime politike qe mbeshtetet te thashetheme dhe jo tek ajo qe ndodh realisht”, deklaroi Patozi ne nje prononcim per mediat. Sipas tij, dy partite e medha, duke pranuar te negociojne per nje sistem proporcional me partite e vogla parlamente, ne thelb po iu bejne atyre nje favor, sepse PD-se dhe PS-se do t’i interesonte me shume nje sistem mazhoritar.
“Fakti qe ne e kemi zhvendosur debatin nga sistemi mazhoritar, ne ate proporcional, do te thote qe partite e medha, qofte PD-ja, qofte PS-ja, kane bere nje koncesion te madh ne raport me interesat e tyre”, deklaroi dje kreu i Grupit parlamentar te PD-se.
Kreu i Grupit te PD, Astrit Patozi, theksoi se edhe partite e vogla parlamentare duhet te tregoheshin te matura ne qendrimet e tyre, sepse asnje sistem zgjedhor nuk mund te kenaqe interesat meskine te partive te caktuara. “Leshimi per sistemin proporcional nuk do te thote qe do te kenaqim deri ne fund interesat meskine te disa partive te vogla”, deklaroi kryetari i Grupit parlamentar te PD-se. Diten e djeshme, Patozi la te kuptohej se debatet e nisura per kete reforme kishin bllokuar edhe punen e komisionit parlamentar per reformen zgjedhore. Debat per sistemin duket se e kane ngrire punen e ketij komisioni, duke mos pasur keshtu mundesi te vijohet me pikat e tjera te reformes. “Ende nuk ka nje vendim te te gjitha partive per te pranuar nje sistem, i cili do te na beje te ecim perpara”, konkludoi Patozi. Sipas tij, ishte shume e rendesishme qe drejtuesit e ketyre partive te gjenin konsensusin fillimisht per sistemin zgjedhor dhe me pas te ecnin me elementet e tjera qe kerkon kjo reforme.
Mazhoritari
Kryetari i Grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi, e ka pranuar dje se dy partive me te medha ne vend iu interesonte qe sistemi zgjedhor te ishte nje mazhoritar i paster. Duke qene se PD-ja dhe PS-ja jane partite me te medha ne vend, fare mire ato mund te kembengulnin per nje sistem mazhoritar dhe ne kete kontekst askush mund ta cilesonte kete sistem si jodemokratik, pasi ai perdoret gjeresisht ne bote.
Tensioni
Partia Demokratike u beri dje thirrje partive te vogla parlamentare qe te ulnin tensionin ne lidhje me reformen zgjedhore. Kreu i Grupit parlamentar te PD-se, Patozi, deklaroi se mes kesaj partie dhe PS-se nuk ka asnje pakt ne lidhje me sistemin elektoral. Sipas tij, keto ishin vetem thashetheme dhe u beri thirrje drejtuesve te partive te vogla te gjenin gjuhen e perbashket nepermjet bisedimeve.
PD
Ndonese Partia Demokratike ben thirrje per ulje tensioni dhe diskutime ne lidhje me sistemin zgjedhor, ende asnje perfaqesues i saj nuk ka shprehur se cili do te jete sistemi qe kjo parti do te propozoje. Pak dite me pare, Kryeministri Berisha deklaroi se PD dhe PS kishin te njejtat qendrime per reformen zgjedhore, por pa dhene detaje ne lidhje me sistemin e preferuar nga partia me e madhe ne vend.