Vrau pa dashje shtetasin, dënohet 13 vjet burg
20/11/2009 Basri Babaj po kërkonte një person tjetër për ta vrarë, qëlloi aksidentalisht
Gjykata i dha 20 vjet burgim, por përfitoi dënim të shkurtuar
SHKODER- Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër ka marrë në shqyrtim çështjen e shtetasit Basri Babaj, të akuzuar për vrasjen e shtetasit Nadir Quku, ndërkohë që ka tentuar të vrasë një tjetër shtetas. Trupi gjykues ka marrë vendim për dënimin me 13 vite e katër muaj heqje lirie të shtetasit Babaj, pavarësisht se vrasja e kryer është konsideruar aksidentale. Të gjitha deklaratat dhe faktet shpinin në përfundimin se shtetasi Babaj kishte dashur të qëllonte një shtetas tjetër, por shtetasi Quku kishte rastisur në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar me të njëjtën veshje si i kërkuari nga shtetasi Babaj. Pas disa seancash gjyqësore, i akuzuari 32-vjeçar Basri Babaj ka pranuar autorësinë e vrasjes. Ndërkohë mbrojtja ka kërkuar gjykim të shkurtuar të pranuar dhe nga trupi gjykues. Para se të shpallte vendimin, trupi gjykues ka kërkuar të njihet me akuzat dhe faktet e Prokurorisë, e cila e përfaqësuar nga prokurori i çështjes Federik Laloshi ka kërkuar shpalljen fajtor të të akuzuarit Basri Babaj për akuzat "vrasje me paramendim të mbetur në tentative”, “vrasje me dashje” dhe të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 78/1, 22, 76 e 278/2 të Kodit Penal. Nga ana tjetër i akuzuari Basri Babaj i mbrojtur nga avokati Saimir Vishnja ka pritur kërkesën e Prokurorisë, e cila kërkoi dënimin e Basri Babaj me 25 vite burg. Pas kësaj kërkese mbrojtja kërkoi gjykim të shkurtuar në mënyrë që të fitonte për të pandehurin 1/3 e dënimit. Pasi i dëgjoi të dyja palët, gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Basri Myftar Babaj për “vrasje me dashje të mbetur në tentativë”, dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim. Deklarimin fajtor për “vrasje me dashje” dhe dënimin e tij me 15 vjet burgim. Deklarimin fajtor për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim. Bashkimi i dënimeve ka bërë që Basri Babaj të dënohet me 20 vite burg. Pas llogaritjes së dënimit të shkurtuar, shtetasi Babaj u dënua me 13 vite e 4 muaj heqje lirie.