"Gati programi qeverises per tranzicionin"
Kryetar i Partise Socialiste, Edi Rama, i ftuar ne nje bashkebisedim me studentet e universitetit te Nju-Jorkut ne Tirane, beri nje permbledhje te punes qe eshte duke bere Partia Socialiste. Njekohesisht, kreu Rama shpjegoi, para studenteve, se cfare synon te arrije kjo parti pergjate "Dialogut me Shqiperine". Ne kete menyre, i ftuar ne kete auditorium, Rama ritheksoi nevojen e formulimit te nje programi si nje instrument, jo vetem ne duart e qeverise se neserme, por edhe si nje instrument ne duart e njerezve per te kapercyer perfundimisht periudhen tranzitore te Shqiperise. "Besimi im, eshte qe deri me sot Shqiperia nuk ka mundur dot te formuloje ne 17 vjet tranzicion nje program, i cili te garantoje kapercimin e post-diktatures dhe transformimin e gjithe infrastruktures dhe struktures se shtetit te vjeter ne nje infrastrukture dhe strukture te nje shteti te ri. Pra, nuk ka mundur dot te garantoje modernizimin e shtetit, per shkak te mungeses se nje programi", theksoi Rama gjate fjales se tij. Por, ndalur ne kete moment, kryetari i PS vuri ne dukje se "ketu lind domosdoshmeria, qe partite te kthehen nga qellim i atyre qe i perbejne, ne mjet per cilindo qe deshiron, qe t'i perdore per te ndikuar ne funksion te krijimit dhe te jetesimit te nje programi te caktuar, qe nepermjet qeverisjes sjell ndryshime ne jeten individuale, familjare, komunitare, kombetare".
O.Xhilaga