Tarifat celulare penalizojne ERT
Rozeta Rapushi
Kuvendi shkarkoi dje kater anetaret e Entit Rregullator te Telekomunikacioneve, Hydajet Kopani, Anila Kacupi, Shyqyri Meka dhe Arian Sinoimeri se per gjashte vjet nuk munden te ulin tarifat e telefonise celulare per shqiptaret. Nderkohe qe, qeveria premton se do te shkarkoje dhe pasardhesit e tyre, nese brenda ketij viti nuk do te ulin cmimet. Vendimi per heqjen e tere bordit te ERT-se, u mor me 68 vota, ndersa opozita nuk mori pjese dhe pse pranoi se cmimet qe shqiptaret paguajne per telefonine mobile jane me te lartat ne bote. "Ne do jua bejme te qarte dhe drejtuesve te rinj qe do te vijne, nese brenda ketij viti tarifat s'do te shkojne te mesatarja evropiane, do te shkarkohen serish. Do kene te njejtin fat, derisa te gjejme njerezit e duhur", tha prere ministri i Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi. Sipas tij, pergjegjesit e vetem per cmimet teper te larta qe aplikohen ne vendin tone jane anetaret e ERT-se, te cilet nuk sollen per gjashte vjet, nuk bene asgje. "Sa vite ju deshen ketij enti te kuptoje se kompanite celulare duhet te ulin cmimet. Jane 120 milione euro ne vit qe merren nga xhepat e shqiptareve", vijoi Olldashi.
Ministri garantoi se per te nderhyre, po pergatiten edhe dokumentet per te futur operatorin e katert ne treg, si konkurrent e te funksionoje i treti, "Eagle Mobile". Opozita pranoi se cmimet e telefonise celulare ne vend jane teper te larta, por nuk mori pjese ne votimin per shkarkimin me dyshimin, se ai nuk behet per cmimet e larta. "Nese jane te verteta te pakten gjysmat keto qe thoni, atehere duhet t'i kerkoni Kuvendit jo shkarkimin, por te drejten per t'i ndjekur penalisht keta funksionare per veprimtari kriminale", reagoi Pandeli Majko. Sipas tij, mazhoranca nuk duhet te luaje teater, pasi ka tre vjet ne pushtet e s'ka bere asgje per cmimet e larta. "Shkoni ne prokurori se po flisni per miliona euro te humbura, gati sa humben ne firmat piramidale", vijoi Majko.
Kunder procedurave te shkarkimit u shpreh dhe kreu socialdemokrat, Skender Gjinushi. Ai kritikoi se procedura nuk eshte ligjore. Gjinushi u shpreh mosbesues ne vendimin e ministrit Olldashi per uljen e tarifave, duke e quajtur guximtar per nje veprim qe as Kryeministri nuk ka guxuar ta ndermarre. Por Olldashi deklaroi se mjaftohet me largimin e bordit te personave, qe, sipas tij, kane lejuar qe shqiptaret te paguajne mijera euro per nje sherbim, qe kudo ne bote kushton shume here me lire. Deputetet cuditerisht vleresuan edhe komisionin hetimor te drejtuar nga Neritan Ceka, dy vjet me pare, per hetimin e ketyre dy kompanive. Raporti i te cilit, nuk u lejua as te lexohet ne Kuvend se u pergatit me shume vonese.