E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Opozita ka te drejte per kartat e identitetit"

Berisha i jep te drejte opozites, nderkohe qe dje premtoi se qeveria qe ai drejtonte do t'i drejtonte ne zgjedhjet e ardhshme qytetaret me karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se, kreu i ekzekutivit, Berisha theksoi se per zgjedhjet e ardhshme do te gjejne te perfunduar edhe dixhitalizimin e regjistrit te Gjendjes Civile dhe sistemin e adresave. Sipas Berishes, qeveria e drejtuar nga PD do te arrije te beje realitet ato premtime qe nuk u realizuan per 8 vjet nga socialistet kur ishin ne pushtet. Keshtu, Berisha theksoi se kerkesa e PS-se per karta identiteti dhe dixhitalizimin e Gjendjeve Civile merr mbeshtetjen e plote te demokrateve. "Jam plotesisht dakord me to, pavaresisht se ata 8 vjet me radhe nuk i bene dot ato dokumente. Kjo nuk do te thote qe ne te marrim per pretekst pamundesine e tyre. Ata nuk munden, ne mundemi", deklaroi Berisha ne mbledhjen e djeshme te qeverise. Nga ana tjeter, sipas Kryeministrit, keto masa qeveria do t'i marre edhe ne kuader te levizjes se lire te qytetareve shqiptare. Sipas Berishes, levizja e lire e qytetareve nuk mund te realizohet ne momentin qe dokumentet e tyre nuk kane siguri.
F.Mejdini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›