E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gati raporti mbi listat dhe policinë

14/02/2005  Gjata thërret Blushin dhe Toskën në Komisionin e Zgjedhjeve

Të martën, do të paraqiten për të raportuar në KQZ, Ministri i Rendit, Igli Toska, si dhe Ministri i Pushtetit Vendor dhe Dencenntralizimit, Ben Blushi. Kërkesa për thirrjen e dy ministrave për të raportuar, ka ardhur nga dy komisionerët e institucionit kryesor të zgjedhjeve, Çlirim Gjata dhe Klement Zguri. "Në zgjedhjet e kaluara, janë vënë re probleme serioze që kanë ardhur nga roli i policisë si dhe nga listat e zgjedhësve", tha Gjata. Sipas tij, thirrja në KQZ e dy ministrave, bëhet me qëllim që të shmangen problemet e vëna re si dhe të shihet ecuria e punës së deritanishme, në hartimin e listave të zgjedhësve. "Roli i policisë në zgjedhje dhe hartimi i listave të zgjedhësve, janë dy pika kyçe të përgatitjes së infrastrukturës zgjedhore. Kjo është dhe arsyeja që ne kemi kërkuar raportimin e tyre në KQZ", tha Gjata. Kërkesa për paraqitjen e Toskës dhe Blushit në KQZ, u kundërshtua javën e shkuar nga kryetari i këtij institucioni Ilirian Celibashi. Sipas tij, institucioni i zgjedhjeve nuk e ka forcën ligjore për të thirrur dy ministra të qeverisë. Por, pavarësisht nga kundërshtimi i Celibashit, propozimi i Gjatës dhe i Zgurit u miratua nga anëtarët e tjerë të këtij komisioni. Për ardhjen e dy ministrave në KQZ, u vendos data 15 e këtij muaji

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›