Ndoka: "PS-ja kërkon ta shndërrojë në Dushk gjithë vendin"

14/02/2005 Opozita duhet të përfundojnë bisedimet për koalicion brenda fundit të muajit shkurt
"Ka zëra se po përgatitet një skemë e madhe manipulimi në gjithë vendin"
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDR-së, Nard Ndoka, në një intervistë për "Metropol" thotë se fenomeni i "Dushkut" në zgjedhjet e vitit 2001, rrezikon të përsëritet në zgjedhjet e ardhshme në të gjithë vendin. Ndoka shprehet se ka zëra në Parlament që thonë se PS-ja, po përgatit manipulimin e radhës, ndërkohë që i kërkon opozitës të bëjë të gjitha përpjekjet për parandalimin e saj. Lidhur me bashkëpunimin mes partive të djathta, Ndoka shprehet se bisedimet për këtë çështje, duhet të përfundojnë deri në fund të muajit shkurt, me qëllim që partitë politike të spektrit opozitar, të kenë mundësi të përgatiten për zgjedhjet, në rast se bisedimet mes tyre dhe PD-së dështojnë. Ndoka, pranon se ka patur kontakte jozyrtare me krerët më të lartë të PD-së, ku është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit dhe pikat ku duhet të mbështetet strategjia e të djathtës
Zoti Ndoka, ju keni paraqitur disa amendamente për afrimin e zgjedhjeve në muajin qershor. Çfarë përmbajnë këto amendamente dhe përse mendoni ju se zgjedhjet nuk duhet të zhvillohen në korrik?
Normalisht, ne morëm një nisëm ligjore pas konsultimeve dhe me Presidentin e Republikës. Mendoj se është një shqetësim jo vetëm i politikës shqiptare, por edhe i opinionit publik. Periudha e lejueshme nga Kodi Zgjedhor është nga 3 korriku deri në 3 gusht. Për ta anashkaluar këtë situatë dhe për t'i dhënë mundësi Presidentit për të ndryshuar datën e zgjedhjeve, ne menduam që të ndërhyjmë në Kodin Zgjedhor, për të ndryshuar nenin 7 të tij, që bën fjalë për datën e zgjedhjeve. Kuptohet, që nuk ka asnjë pengesë për ta bërë një gjë të tillë. Kodi aktual ka fuqi vetëm për këto zgjedhje, dhe do të ishte mjaft pozitive që këto ndryshime të bëhen në këtë Kod, dhe jo në të tjerët që mund të hartohen në të ardhmen. Në rast se nuk e ndryshojmë tani, unë mendoj se dhe në zgjedhjet e tjera do të përsëritet i njëjti precedent që na ka shoqëruar gjithnjë, kur zgjedhjet të zhvillohen në stinën më të nxehtë të vitit. Pra, në këtë mënyrë, i bëjmë një shërbim zgjedhjeve të ardhshme. Zhvillimi i zgjedhjeve në këto muaj, është një pengesë e madhe për administratën, për forcat e policisë, por është një pengesë e madhe dhe për politikën shqiptare. Sepse po t'i shtosh këtij të nxehti natyral dhe nxehtësinë politike, që do të kenë zgjedhjet e ardhshme, besoj se do të jenë elementë të rrezikshëm, jo vetëm për mbarëvajtjen e tyre, por dhe në kokën e politikanëve shqiptarë. Por, papërgjegjshmëria më e madhe, është që t'i detyrosh shqiptarët të votojnë në dy muaj të tillë, kur njerëzve akoma nuk u ke krijuar kushte që të jetojnë në shtëpitë e tyre. Të caktosh një datë zgjedhjesh në këto muaj, është një si punë mallkimi që politika i bën vetes.
Ju besoni se zhvillimi i votimeve në këtë muaj do të prekte integritetin e zgjedhjeve?
Normalisht ka probleme. Problemi kryesor është që do të rritet numri i abstenuesve. Ky është një problem i madh për politikën shqiptare, sepse çdo vit e më tepër po rritet numri i atyre që braktisin kutitë e votimit. Shtoji këtij fenomeni dhe një kohë të papërshtatshme dhe kjo do të bëjë që asnjë forcë politike të mos marrë numrin e nevojshëm të votave për të qeverisur. Nuk mund të qeverisë asnjë forcë politike ta zemë me 20 përqind të votave të elektoratit shqiptar. Pra, duke e parë në këtë kontekst do të ketë mjaft probleme pas zgjedhjeve, pra është e domosdoshme që kjo datë të ndryshohet.
Për zgjedhjet e këtij viti ka pasur një vëmendje të veçantë nga komuniteti ndërkombëtar. Besoni se në këto zgjedhje do të hasen të njëjtat probleme që janë vënë re në zgjedhjet e mëparshme?
Kam përshtypjen që PS-ja nuk mund të heqë dorë prej manipulimeve të zgjedhjeve, ajo vetëm ndryshon mënyrën dhe taktikën. Kuptohet që, njëherë manipulon me policinë dhe njëherë me listat. Besoj se e keni parasysh fenomenin e "Dushkut", ku PS-ja nxorri disa deputetë nga partitë politike aleate të saj. Ajo që sot dëgjohet nën zë nga krahu kundërshtar, është se po përgatitet një skemë e mundshme në kthimin e gjithë Shqipërisë në një Dushk më të madh. Pra, PS-ja, do të përpiqet që të marrë maksimumin e mundshëm në mazhoritar dhe ndërkohë ka ndërmend të realizojë një skemë e tipit të "Dushkut", për partitë e tjera aleate. Kuptohet, kandidatët që do të dalin, do të jenë militantë të PS-së dhe njerëz të besuar të saj. Eshtë një skemë e qartë, në ato zona ku PS-ja ka influencën e saj elektorale, ndoshta dhe në bazë qarqesh, do t'i bëjë thirrje elektoratit, që të mbështesin parti të veçanta aleate të saj. Kjo taktikë do të aplikohet sipas skemës, e cila po përgatitet jo vetëm në mendjet e tyre, por tashmë ka filluar puna edhe në kompjuterat e manipulimit të kësaj partie. Besoj se këto skema që përfliten janë mjaft të rrezikshme dhe është detyrë e opozitës jo për t'iu përgjigjur me të njëjtën mënyrë, por të bëjë të mundur neutralizimin e tyre dhe të shmanget në këtë mënyrë deformimi i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Cilat duhet të jenë sipas jush pikat e bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme mes partive të opozitës?
Besoj se, ekzistojnë mjaft hapësira, ndoshta më shumë se më parë. Kjo, dhe për shkak të Kodit të ri Zgjedhor. Për momentin, besoj se partitë politike të opozitës po punojnë për variantet më të mira të mundshme të bashkëpunimit. Kuptohet, që një prej varianteve më të mira, do të ishte një opozitë tërësisht e bashkuar. Pra, me një kandidat në mazhoritar. Mund të ketë variante që partitë politike të bashkëpunojnë në zona të veçanta e kështu me radhë. Pra, ekzistojnë disa hapësira të Kodit që besoj se do të konvertohen në bisedime të partive politike. Tashmë dihet se çdo parti politike,, pak a shumë e di forcën e saj, nivelin e saj dhe e di maksimumin që mund të marrë nga zgjedhjet e ardhshme. Kështu që, është e domosdoshme që çdo parti kur të ballafaqohet në bisedime, është shumë e rëndësishme që të prezantohet dhe të flasë me këmbë në tokë, pa fërkuar majat dhe pa ndezur konflikte të panevojshme. Interesi i përgjithshëm i partive politike opozitare në Shqipëri, duhet të jetë rotacioni i pushtetit, ndërsa të tjerat duhet të anashkalohen.
Deri në ç'pikë kanë shkuar negociatat me PD- në dhe kur pritet një takim mes drejtuesve të dy forcave politike PDR dhe PD-së?
Deri tani nuk ka pasur bisedime zyrtare. Bisedimet kanë qenë konfidenciale duke shfrytëzuar dhe kontaktet që ne kemi në Kuvendin e Shqipërisë. Kuptohet që diskutimi i gjithë politikanëve të djathtë ka të bëjë me zgjedhjet e ardhshme. Eshtë diskutuar pothuaj me të gjithë politikanët e spektrit të djathtë jo vetëm me ato të PD-së, por edhe PR-në, apo LZHK-në. Këto biseda jozyrtare, janë nganjëherë dhe më të vleshme se ato zyrtare. Ka një klimë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi edhe për të ardhmen e këtyre partive. Ka sinjale pozitive, askush nuk qëndron stoik në llogoret e veta. Kuptohet, përgjegjësia më e madhe për bashkëpunimin është e PD-së. Kësaj, për të bërë të mundur një bashkim sa më të gjerë të opozitës. Asaj i takon të marrë përsipër edhe përgjegjësinë e bashkimit, por edhe të humbjes në rast se nuk do të arrijë të bashkojë pjesët përbërëse të opozitës, që më së shumti kanë dalë prej PD-së. Duke e parë si një shqetësim real, pasi dhe koha është e pamjaftueshme, unë kam propozuar që të jetë fundi i shkurtit ai që do të vendosë përfundimisht aleancat ose bashkimin për zgjedhjet e ardhshme. Kjo është shumë e rëndësishme pasi partitë e opozitës nuk duhet të tërheqin zvarrë njëra-tjetrën.
Në rast se ju lihen zona të lira nga PD-ja, ku do ishte më e sigurtë PDR që të dilte me kandidatët e saj?
PDR-ja, ndoshta ndryshe nga disa parti të së djathtës, për fatin e mirë ka individë që kanë një aktivitet politik disavjeçar. Disa prej tyre kanë qenë dhe drejtues në PD, dhe mund të kandidojnë fare mirë në disa zona në mazhoritar. Por unë mendoj se nuk do jetë ky, thelbi i bisedimeve të ardhshme. Thelbi i bisedimeve do të fokusohet tek paraqitja e një programi të qartë para shqiptarëve, me qëllim që opozita të ketë një strategji të studiuar dhe rrugët e zgjidhjes të jenë të besueshme. Për shembull, kur shqiptarët do të kenë 24 orë ujë dhe drita, sa do të jetë pensioni dhe sa do të jetë rritja graduale në vite. Sa do të jenë rrogat për nëpunësin e administratës shtetërore. Si do të jetë formula që administrata të ketë një garanci që rotacioni i pushtetit të mos i lëvizë ata nga puna, përkundrazi, një pjesë e tyre të specializohen në vendet e BE-së. Të japë një garanci për biznesin që do të ketë nxitjen e qeverisë së ardhshme për mbarëvajtjen e punëve, do të ketë një siguri për uljen e TVSH-së, dhe taksave në përgjithësi. Po ashtu duhet të japim garanci për mënyrën e luftës kundër korrupsionit apo monopolet dhe të bëhet e mundur zhdukja e lidhjeve të politikës me krimin. Ky duhet të jetë thelbi i bisedimeve mes partive dhe jo zonat e lira, apo përqindjet që duhet t'i lihen gjithsekujt.