Gati statusi për tre objekte
11/12/2008 Në “listë” godina e Bankës Tregtare Agrare, Vila e ish-mbretit Zog dhe Mozaiku me rozetë
DURRES- Ndërsa një pjesë e objekteve për shkak të karakteristikave të tyre synojnë të përfshihen në hartën e monumenteve të kulturës në Durrës, të tjera kanë pësuar dëmtime serioze dhe rrezikojnë të shemben. Tre objekte janë gati për të marrë statusin e monumentit të kulturës në Durrës, nga shumë të tilla që synojnë të jenë sa më parë në hartën dhe axhendën e vizitorëve vendas e të huaj, duke përfituar në këtë mënyrë të drejtën e një kujdesi të veçantë dhe mbikëqyrjes nga struktura të shtetit.
Objektet
Prej më shumë se 6 muajsh është thënë se Godina e Bankës Tregtare Agrare që gjendet fare pranë murit të portit, Vila e ish-mbretit Zog dhe Mozaiku me rozetë kanë të gjitha gjasat të përfitojnë statusin sapo juria përkatëse të përfshijë në kalendarin e diskutimit kërkesën e apeluar nga Durrësi. Gjatë këtij viti fonde të konsideruara janë dhënë për të mbajtur në gjendje të mirë dhe të vizitueshme një sërë monumentesh kulture që gjenden në inventarin e Drejtorisë së Monumenteve në Durrës. Konkretisht fonde të konsideruara janë dhënë nga Ministria e Kulturës për restaurimin e Amfiteatrit, xhamisë Fatih, kalasë së Peqinit, Bazilikës së Arapajt, mozaikut, kishës së Qetës (Kisha Shën E premte), Bazilika e Gjurajt etj. Edhe pse harta e gjeografisë së këtyre monumenteve ka qenë e gjerë është synuar që ato të mbahen nën kujdes dhe ruajtje për shkak të pasurisë arkitekturore dhe historike që kanë. Këtyre objekteve pritet t’u shtohen edhe 3 godina të tjera që tashmë e kanë kaluar fazën e parë, atë të përzgjedhjes. Aktualisht nuk është thënë ende nëse komisioni qendror do të japë apo jo miratimin, pasi objektet do të duhet të mbushin mirë mendjen e jurisë para se të përfitojnë statusin. Fjala është për godinën e BKT-së tek dera e portit, objekt që është takimi i parë i qytetit bregdetar me pushues e turistë dhe që në krye ka të gatuar bukur mbretëreshën Teutë. Pas saj vjen mozaiku dhe Vila e ish-mbretit Ahmet Zog, e cila është në pikën më dominante të qytetit. Ndërsa këto godina jo vetëm që janë mirëmbajtur, por edhe kanë përfituar disa investime, krejt ndryshe nga sa ka ndodhur me të tjera. Godina e vitit 1884, ku është vendosur për të parën herë konsullata austriake me seli në Durrës në fund të shekullit 19 nga dita në ditë rrezikon të shembet e gjitha. Objekti është trekatësh dhe tashmë poshtë tij është ndaluar kalimi i qytetarëve, kurse banorët e lagjes druhen se një ditë do të ndëshkohen nga tjegullat, suvaja, pjesë të murit dhe dërrasat që bien pjesë-pjesë. Në pjesët e brendshme nuk ka mbetur asgjë. Tavanet janë rrënuar, shkallët janë bërë copë, dyert e dritaret kanë përfunduar në zjarr dhe kështu me radhë. Mbajtja e saj në këmbë çdo ditë e më shumë po bëhet e vështirë, ndërsa me shembjen e godinës do të fshihet nga memoria edhe një pjesë e historisë që trashëgon qyteti. Drejtoria e Monumenteve të Kulturës ka pohuar se pas viteve ‘90 një sërë objektesh me cilësi dhe karakteristika të rralla, apo edhe të tjera që kanë qenë rezidenca e mjedise ku janë zhvilluar takime të rëndësishme për fatet e vendit janë vënë në dyshim lidhur me pronësinë. Pamundësia për të ndërhyrë menjëherë në blerjen e tyre i ka lënë jo pak nga këto objekte në dorë të ish-pronarëve.
OBJEKTET
Prej më shumë se 6 muajsh është thënë se Godina e BTA, Vila e ish-mbretit Zog dhe Mozaiku me rozetë kanë të gjitha gjasat të përfitojnë statusin e monumentit tw kulturws
INVESTIMET
Fonde të mëdha janë dhënë për restaurimin e Amfiteatrit, xhamisë Fatih, kalasë së Peqinit, Bazilikës së Arapajt, mozaikut, kishës së Qetës e Bazilikës sw Gjurajt etj.
NË RREZIK
Godina e vitit 1884, ku është vendosur për të parën herë konsullata austriake me seli në Durrës në fund të shekullit 19 nga dita në ditë rrezikon të shembet e gjitha