E Diel, 1 Nëntor 2026

Gates në Kandahar, premton shtim trupash në Afganistan

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates mbërriti sot në Kandahar me premtimin për dërgimin e mijëra trupave të tjerë në Afganistan, deri në fund të verës, për të luftuar kundër rritjes së dhunës në vend. ''Jemi drejt dërgimit, deri në fund të verës, të dy brigadave në Afganistan'', deklaroi Gates për gazetarët. Një brigadë përfshin rreth 3 500 ushtarë. Një e tillë është programuar të dislokohet në Afganistan janarin e ardhshëm, ku ndodhen 65 000 trupa të huaja, 31 000 prej të cilëve amerikanë. (Atsh)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›