E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhja, pistoletë në kokë punonjësit të karburantit

11/12/2008  Policia: Kemi identifikuar autorin

DURRES- Punonjësi i një pike të tregtimit karburantit është kanosur me armë nga persona, të cilët kanë synuar arkën e distributorit. Punonjësi i karburantit që ka vënë në dije edhe policinë sapo ka mundur të shpëtojë kokën, ka deklaruar se personi ishte i maskuar dhe se ai ka qenë i shoqëruar nga persona të tjerë, të cilët kanë qenë disa metër më tej në pritje të keqbërësit. Duke përfituar nga orët e natës si dhe mungesa e ndriçimit të zonës aty pranë grabitësit janë afruar pa u ndier dhe kanosësi i ka vënë pistoletën në kokë punonjësit të karburant “Elda” nga konfirmimet paraprake të policisë thuhet se asokohe në arkën e pikës së tregtimit të lëngut ka pasur afro 200 mijë lekë, të cilat kanë shpëtuar pa u grabitur. Burime policore thonë se punonjësi i karburantit, E. Cina i ka shpëtuar grabitësit pikërisht në kohën që i ka “premtuar” se do i japë paratë. Shitësi me lekët në dorë që ka nxjerrë nga arka brenda në objekt, është larguar me të shpejtë duke përfituar nga errësira. Policia ka mësuar për emrin e të dyshuarit kryesor dhe sipas burimeve zyrtare sapo është identifikuar kanë nisur edhe përpjekjet për ta vënë në pranga.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›