Gati supersfida spanjolle, Barcelona-Real Madrid
Barcelonë - Sonte do të zbresin në tapetin e gjelbërt përballë njëra-tjetrës dy nga skuadrat më gjigande në glob, Barcelona dhe Reali i Madridit. Skuadrat ndodhen në situata të ndryshme për momentin. Barcelona është duke shijuar fitoret e saj bindëse në temporadë, ndërsa Reali pas disa disfatave ndërroi edhe trajnerin duke ulur në stol Huando Ramosin.
Ndryshimi në stolin e kampionëve erdhi pikërisht sepse ish-trajneri, Bern Shuster, deklaroi se Reali nuk fiton dot me Barcelonën. Kjo deklaratë i kushtoi atij postin që e mbante prej në viti e gjysmë. Ramosi kërkon të tregojë sonte në debutimin e tij në Spanjë se tek Reali do të sjellë ndryshimin e pritur nga të gjithë. Aktualisht madrilenët ndodhen në vendin e pestë me 26 pikë, nëntë më pak se Reali.
Në anën tjetër Barcelona duket një “bishë” që i tmerron të gjithë rivalët që i dalin përpara, pavarësisht emrave të tyre. Katalanasit megjithëse në takimet e para çaluan, nga ndeshja në ndeshje vazhdojnë të përmirësohen ndjeshëm. Djemtë e Guardiolës kanë një golavorazh me 44 gola të shënuar dhe vetëm 9 të pësuar, ndërkohë që madrilenët i kanë raportet 33 me 24.
Takimi i kësaj mbrëmjeje do të tregojë forcat reale të Barcelonës përballë kampionëve në fuqi, ndërsa këta të fundit kërkojnë të rikthejnë situatën në favorin e tyre. Ndeshja do të luhet në orën 22:00.