E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ramiz Alia fsheh krimet, pushkatoi 17 intelektuale, organizoi Tivarin"

Kryeministri Berisha hodhi dje akuza te forta edhe ndaj ish-Presidentit te vendit, Ramiz Alia. Sipas tij, Alia ka qene njeriu pergjegjes per ekzekutimin pa gjyq te 27 intelektualeve ne Tirane. "Nuk po futem une se ka marre pjese ne ekzekutimin e Margarita Tutulanit apo Qemal Stafes apo te tjera, por ka vendosur firmen per ekzekutimin e 27 intelektualeve nje dite para se te behej gjyqi ne Tirane", theksoi Berisha per ish-Presidentin Alia. Ai fshehu krimet me te perbindshme kunder shqiptareve dhe nuk do te mund t`i fshehe me. Po keshtu Berisha e akuzoi Ramiz Aline edhe si organizatorin e masakres se rende te Tivarit. " Alia fsheh masakren e Tivarit, masakren me te rende pas viti 45 ne Evrope, ne te cilin u ekzekutuan, vetem se ishin shqiptare", vijoi kryeministri ne fjalen e tij perpara deputeteve. Sipas tij, Alia sipas urdhrit te PKJ mblodhi djemte nga Shqiperia per t'i ekzekutuar ne Tivar. "E keni degjuar kete kriminel te flase ndonjehere per keto jete shqiptaresh? E keni degjuar ndonjehere korben e zeze, te shqiperoje ndonje fjale per kete qe i bene shqiptareve", theksoi Berisha, duke shtuar se kjo ngjarje eshte e faktuar me dokumente dhe me deshmi. Sipas Berishes, ne vitin 1990 eshte e vertete qe Alia e pranoi pluralizmin, por e pranoi qe te shpetonte lekuren e tij, qe te mos pesonte fatin e Causheskut.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›