E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Financial Time": Maqedonia më e korruptuara në Ballkan

Maqedonia është një nga vendet e Ballkanit që po vuan më shumë korrupsionin,pasi ndodhet e zhytur thellë në këtë fenomen, informon prestigjiozja "Financial Times" në një artikull të saj. Gazeta londineze thekson se qeveria maqedonase duhet të tregojë vullnet për të luftuar korrupsionin, në të kundërt do të ketë pengesa për integrimin në Bashkimin Europian. "Të gjitha shtetet që kanë vuajtur nga regjimi komunist në Europë kanë probleme me korrupsionin, por ky fenomen është më i theksuar në Ballkan", shkruan më tej "Financial Times". Sipas saj, në të njëjtën situatë ndodhen edhe vende të tjera të rajonit, si Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Kosova.
Ndërkaq Maqedonia ka shënuar një trend pozitiv në vitin 2009 përsa i përket përmirësimit të gjendjes mbi të drejtat politike dhe sociale. Në raportin e ri të organizatës ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut "Freedom Hause", Maqedonia përcaktohet në grupin e vendeve "pjesërisht të lira". Për këtë, më tepër raportohet se ka kontribuuar zhvillimi korrekt i zgjedhjeve presidenciale dhe atyre lokale. "Freedom House", në përgjithësi vëren përmirësime në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në vitin 2009 më së shumti kanë përparuar Mali i Zi, i cili nga pjesërisht të lirët kaloi në grupin e të lirëve me vlerësim 2.5, dhe Kosova, e cila nga jo të lirat tani është grupuar në vendet pjesërisht të lira.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›