E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gattuso mungon gjashtë muaj

Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, ka premtuar se nuk do të pensionohet pavarësisht problemeve serioze me syrin.

Lojtari veteran nuk luan për kuqezinjtë që nga takimi i parë i këtë edicioni kundër Lazios, kur u zëvendësua pas vetëm njëzet minutash për shkak të përplasjes me Alessandro Nestan.

33-vjeçari është diagnostikuar me mosfunksionim e nervit i cili e kontrollon lëvizshmërinë e syrit.

Gattuso ka deklaruar se në katër muajt e ardhshëm do të duhet të pushojë, e më pas t`i nënshtrohet operacionit. Por ka premtuar se do të kthehet në fushë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›