E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, pritet të varroset sot Muhamar Gadafi

Pritet të varroset sot ish-lideri libian Muhamar Gadafi i cili u vra pesë ditë më parë në qytetin e tij të lindjes Sirte. Trupi i pajetë i tij u ekspozua edhe në tregun mishit në Misrata, bëri të ditur një zyrtar Libian.
 

Trupat e Gadafit, djalit të tij Mutasim dhe ish-ministrit të mbrojtjes, Abu Baker Yunis, kanë qenë të ekspozuar për publikun gjatë ditëve të fundit.
 

Ndërkohë që familja e ish-liderit libian ka publikuar një deklaratë, ku i bëhet thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Amnesty International për të shtyrë udhëheqësit e rinj libianë, në mënyrë që të rënit e fisit të tyre të varrosen sipas riteve islame, raportoi një stacion televiziv pro Gadafit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›