E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gattuso pensionohet pas Botërorit

Pas Fabio Cannavaros, një tjetër lojtar italian planifikon ta lërë Kombëtaren pas përfundimit të Botërorit 2010. Ai është mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, i cili konsideron se epoka e tij tek Azzurrët ka përfunduar.

“Jam 33 vjeç dhe është e drejtë që t’ua lë hapësirën lojtarëve të rinj, që kanë më shumë benzinë”, ka thënë futbollisti karizmatik, kampion i botës me Italinë katër vjet më parë. Gjithashtu, ai e ka një ëndërr tjetër, pasi ta përfundojë karrierën.

“Pasi të pensionohem, ëndërr e imja është që një ditë të rikthehem në Botëror, por si selektor i përfaqësueses së vendit tim”, vazhdoi futbollisti luftarak.

Gattuso nuk është dukur shumë i bindur, kur është pyetur nëse do të luajë ende te skuadra aktuale Milan. Futbollisti nga Kalabria e ka nisur eksperiencën e tij tek Azzurrët nga viti 2000, ku ka zhvilluar 71 ndeshje dhe ka shënuar një gol.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›