Gattuso rrezikon ta përfundojë karrierën

Gennaro Ivan Gattuso rrezikon ta përfundojë karrierën si futbollist para kohe.
Mesfushori i Milanit, viktimë e një lëndimi që duket se është më i rëndë se që pritej, ka pësuar një paralizë në nervin e gjashtë optik, që në rastin më tragjik mund ta humb shikimin në njërin sy.
Përfaqësuesi italian e ka kaluar fazën kritike, edhe pse koha e rikthimit të tij eventual mund të zgjatë shumë.
‘Ringhio’ ishte lënduar në ndeshje me Lazion pas vetëm 19 minutash, kur pati një përballje me shokun e skuadrës Alessandro Nesta.