Izraeli dhe Hamasi arrijnë marrëveshje për Shalitin

Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Besohet se në këmbim të rreshterit Gilad Shalit, i cili do të rikthehet pranë familjes brenda dita ditësh, Tel Avivi të lirojë një numër të pacaktuar militantësh të mbajtur nëpër burgje.
”Pas bisedimeve të gjata dhe shumë të vështira me Hamasin, kemi arritur të sigurojmë lirimin e Gilad Shalitit”, lajmëroi Netanyahu nëpërmjet një interviste televizive.
Hamasi lajmëroi se kërkon lirimin e 1 mijë militantëve të mbajtur në burgje, për të liruar ushtarin, por shifra ekzakte e atyre që do të lirohen është mbajtur sekret.
Me pothuajse të gjitha familjet izraelite që kanë një fëmijë ose të afërm në shërbimin ushtarak, këmbëngulja e Izraelit për të siguruar lirimin e Shalit është e kuptueshme