E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turpërim për kundërshtarët

Selektori i Gjermanisë, Joachim Loew, u ka bërë thirrje lojtarëve të tij të turpërojnë skuadrat kundërshtarët gjatë Kampionatit botëror 2010 në Afrikën e Jugut.
Gjermanët fillojnë fushatën e tyre në Botëror kundër Australisë të dielën, ndërkaq janë në grupin D bashkë me Ganën dhe Serbinë.

“Ne dëshirojmë që t’i mposhtim rivalët tonë më aftësitë tona në fushë”, tha Loew.

“Ne nuk duhet të humbasim ndonjë pikë. Ja pse qëllimi im është i qartë dhe ne kemi një parandjenjë të mirë për këtë turne”.
Loew, i cili zëvendësoi Jurgen Klinsmann pas Botërorit të 2006-ës, ka thënë se lojtarët e tij presin që të përfaqësojnë si duhet kombin dhe “pasi kemi fituar Botërorin për tri herë, pse mos ta bëjmë për të katërten”.

Gjermania shënoi tri gola në tri ndeshjet miqësore, ku shënoi fitore kundër Maltës, Hungarisë dhe Bosnie e Hercegovinës.
“Skuadra ka entuzizëm dhe është e gatshme të mësojë”, shtoi ai. “Tani jemi duke përmirësuar disa gabime të vogla”.

Loew po ashtu ka treguar se sulmuesi i Bayern Munich, Miroslav Klose po tregon shenja se po rikthehet në formën e tij më të mirë.
Klose ishte ftuar në Kombëtare, edhe pse kishte shënuar vetëm tri gola për kampionin e Bundesligës sezonin e kaluar, por ai ka pedigre në Botëror, pasi kishte shënuar 5 gola në dy garat e fundit.

“Ai (Klose) me ka thënë se tani ndihet më mirë”, tha Loew. “Ai është shumë taktik, i shpejtë gjatë sesioneve të trajnimeve. Ngadalë ai po kthehet në formë dhe gjithnjë është në një formë të mirë fizike. Miro ende mund të jetë i rëndëishëm për ne”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›