Pepe e mbron Italinë

Mesfushori i Italisë, Simone Pepe u është përgjigjur kritikëve të ekipit, duke thënë se Azzurrët janë të gatshëm për luftë në Kampionatin botëror. Shumë ekspertë në Itali kanë parashikuar se ekipi i Marcello Lippit nuk ka shans të mbrojë titullin në Afrikën e Jugut.
Por, Pepe i cili javën e kaluar iu bashkua Juventusit nga Udinese, ka theksuar se Azzurrët nuk ishin të përkrahur as në vitin 2006 kur triumfuan në Gjermani.
“Italia nuk është kurrë favorite. Ka skepticizëm të madh nga gazetarët, por jo nga grupi i futbollistëve dhe nga Lippi”, tha Pepe për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Ne jemi të bindur se do të paraqitemi mirë”, shtoi ai. Italia e hap fushatën në Grupin F kundër Paraguait në Cape Town të hënën, para se të përballet me Zelandën e Re dhe Sllovakinë.
Udinese shpëtoi statusin në Serie A kryesisht falë paraqitjeve të mira nga Pepe dhe bashkëlojtari Antonio Di Natale, i cili ishte realizuesi më i mirë me 29 gola. Pepe beson se Di Natale mund të udhëheqë Italinë drejt suksesit të mëtutjeshëm.
“Ai kishte një sezon të shkëlqyeshëm, shënoi 29 gola, andaj kjo shifër flet vetë. Shpresojmë që ai të vazhdojë kështu në Botëror sepse do të ishte mirë për Italinë”, përfundoi Pepe.