Volejboll, meshkujt triumfojnë me Azerbajxhanin
Kombëtaret e volejbollit kanë startuar dje ndeshjet eliminatoret në kampionatin evropian. Përfaqësuesja e meshkujve e ka nisur fushën në mënyrën më pozitive të mundshme, duke mposhtur 3-1 Azerbajxhanin. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajnerët Tomorri dhe Koja kanë zbritur në orën 18:00, në parketin e pallatit të sportit "Ramazan Njala", të qytetit të Durrësit. Sfida është dominuar nga meshkujt shqiptarë, që në përfundim fituan me rezultatin 3-1. Kuqezinjtë nuk e vunë asnjëherë në dyshim fitoren, ku protagonistë absolutë ishin titullarët Çuko, Kasa, Tukseferi, Kaja e Kajtazi. Të dielën, më 11 maj, ata do të zhvillojnë ndeshjen e dytë, ku do të udhëtojnë drejt Bakusë, për të luajtur sërish me azerbajxhanasit.
Paraqitje jo e mirë e kombëtares së femrave, të cilat kanë dalë të mundura nga sfida e luajtur me Britaninë e Madhe në Shefilld. Skuadra e drejtuar nga Gorenxa dhe Gurabardhi është dorëzuar me rezultatin final 3-1. Dy setet e para, janë dominuar nga volejbollistet "ishullore", të cilat kanë regjistruar shifrat 25-22 dhe 25-21. Shqiptaret janë rikthyer në garë në të tretin, duke përmbysur dizavantazhin 19-14 dhe duke e fituar këtë set me rezultatin 25-23. Decizive ishin shërbimet e kapitenes, Amarilda Prenga, e cila ka rindezur shpresat e vajzave kuqezi. Të besuarat e Gorenxës kryesonin 18-17 në setin e katërt dhe të fundit, por loja e jashtëzakonshme e Sandel, bëri që britaniket ta fitonin edhe këtë set me shifrat 25-20. Ndeshja e dytë ndërmjet përfaqësueses së femrave shqiptare dhe angleze do të luhet të dielën më 11 maj, në pallatin e sportit "Ramazan Njala".