E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keri ka zgjedhur: Preferoj Greqinë

Florenc Keri i është shtuar "kolonisë" shqiptare në Gjermani. Megjithatë, ai rezulton të jetë më i suksesshmi nga të gjithë, pasi në katër vitet e ardhshme do të mbrojë ngjyrat e Bajernit të Mynihut. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se do të fillojë interesimin për talentin 17-vjeçar të lindur në Berat, por duket se e ardhmja e tij nuk lidhet me përfaqësuesen kuqezi. për mediat greke Keri ka pohuar se pavarësisht interesimit nga FSHF-ja, ai ëndërron të luajë për kombëtaren greke. "Më kanë kërkuar që të bëhem pjesë e kombëtares shqiptare, por e vërteta është se preferoj të luaj me Greqinë. Sapo të marr pasaportën e këtij vendi do të luaj me përfaqësuesen e të rinjve të Greqisë". Talenti i rritur në ekipet zinxhir të Verias, ishte vetëm 2 vjeç kur ka emigruar së bashku me familjen në tokën helene. Përpara kalimit te gjigantët bavarezë, për të ishin interesuar edhe Arsenali, Olimpiakosi, AEK dhe Iralis i Selanikut. Megjithatë, në vend të rrugës që e bënte pjesë të kombëtareve kuqezi, ai ka zgjedhur rrugën e "tradhtarëve" Sotir Nini, Panajot Kone e Elin Dhimuço.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›