E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA lufte Wikileaks nepermjet Twitter

Një ish-punonjëse e Wikileaks dhe deputete e parlamentit islandez, Birgitta Jonsdottir deklaroi mëngjesin e sotëm se Departamenti Amerikan i Shtetit i ka kërkuar rrjetit social Twitter që t’i dorëzojë të gjithë aktivitetin e saj, përfshi mesazhet personale, duke nisur që prej nëntorit të 2009-s.

Asaj i është dhënë 10 ditë kohë për të apeluar ndaj ndërhyrjes në jetën e saj private. Zyrtarët amerikanë nuk i kanë komentuar pretendimet e islandezes.

Jonsdottir shkroi në profiling e saj të Twitter. “Qeveria e SHBA-së dëshiron të ketë në dorë të gjithë aktivitetin tim që prej datës 1 nëntor 2009. A e kuptojnë ata se unë jam një deputete e parlamentit islandez?. Kjo është një shkelje flagrante e privacisë”.

Jonsdottir ka ndihmuar faqen e piratit Julian Assange në përpunimin dhe hedhjen në rrjet disa videove.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›