Gaza zjarri aleat vret ushtarin izraelit

Një ushtar izraelit është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga një zjarr aleat në afërsi të kufirit të Gazës, ka bërë të ditur ushtria izraelite.
Ngjarja ka ndodhur teksa ushtarët ishin të përfshirë në një konflikt të armatosur me militantët palestinezë.
Ushtria ka deklaruar se grupi palestinez është përpjekur të vendosë eksploziv përgjatë vijës kufitare të sigurisë.
Konflikti vjen pas një muaji tensionesh të larta në kufirin e Gazës, ku janë verifikuar shkëmbime të shumta zjarri.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar për agjencitë e lajmeve se kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme në anën izraelite të kufirit.