E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dakar 2011 Rodrigues fitues i etapes se 6-te

Portugezi Ruben Faria me “KTM”, fitues i etapës së gjashtë të garës me motora Dakar 2011, është penalizuar me 9’47’’ pasi nuk respektoi kohën e ndalimit të detyrueshëm gjatë furnizimit me karburant.

Kështu, fitorja e fraksionit të djeshëm, nga Ikuikue në Arika, në veri të Kilit, i ka kaluar portugezit tjetër Helder Rodrigues me “Yamaha”.

Faria ka kaluar në vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit, që kryesohet nga spanjolli Marc Coma, i ndjekur nga francezi Cyril Despres.

Etapa e djeshme, nga Ikuikue në Arika, ka qenë 721 kilometra e gjatë, 456 prej të cilave janë kryer në formën e provave speciale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›