E Diel, 1 Nëntor 2026

Gaza,një sulm ajror izrelit vret tre persona



Izraeli ka lëshuar të hënën një raketë në Rripin e Gazas duke vrarë tre militantë palestinezë, pasi disa raketa u lëshuan në Izraelin Jugor, thanë punëtorët palestinezë të shpëtimit. Më parë ushtria izraelite konfirmoi se dy persona të armatosur u vranë pas prishjes së gardhit kufitar të territorit bregdetar izraelit, por nuk komentoi raportimet e palestinezëve për raketën e lëshuar gjatë ditës.
Mjekët palestinezë thanë se Izraeli lëshoi një raketë në veri të Gazas, duke vrarë tre militantë.
Një zëdhënës për komitetin e rezistencës militante palestineze tha se tre pjesëtarë të grupit janë vrarë pas një sulmi ajror të izraelitëve në veri të Ripit të Gazas, ku një prej tyre ishte komandant. Gjithashtu Xhihadi Islamik identifikoi se dy burra u vranë më herët, dhe ishin anëtarë të grupit të tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›