E Diel, 1 Nëntor 2026

Bangladesh/ Shembet pallati, 14 viktima



Të paktën 14 persona është bilanci i një tragjedie që është regjistruar gjatë orëve të fundit në Bangladesh. Viktimat kanë humbur jetën si pasojë e shembjes totale të një pallati prej pesë katesh dhe ka ndodhur në Dhaka. Lajmi është bërë i ditur nga mediat bengale. Ekipet e shpëtimit vijojnë ende punën për të nxjerrë nga rrënojat trupat e personave të mbetur nën to. Godina është shëmbur dhe ka zënë edhe disa baraka që ndodheshin aty afër, që i përkisnin disa të varfërve dhe disa ambulantëve. "Nuk e dimë me saktësi se sa persona ndodheshin në vendngjarje në moementin e tragjedisë. Ka shumë të ngjarë që numri i viktimave të shtohet edhe më tepër gjatë orëve në vijim", bëri të ditur për mediat një nga anëtarët e ekipit të zjarfikësave. Shembja e ndërtesave dhe godinave të ndryshme, shpesh të ndërtuar pa kritere dhe pa iu përmbajtur rregullave, janë bërë të shpeshta në kryeqytetin Bengal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›