Studentë të huaj duan të flasin shqip
Autori i Lajmit: red.
Rreth 35 të rinj, studentë nga e gjithë bota do të kryejnë një kurs veror të mësimit të gjuhës shqipe, i cili do të zhvillohet nga 1 shtator -30 shtator 2008. Ashtu si çdo vit, kursi do të organizohet nga Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe regjistrimet janë individuale. Mësimi do të zhvillohet çdo ditë nga e hëna deri të premten me leksione nga fusha e gjuhësisë shqipe, letërsisë, historisë, kulturës shqiptare, por edhe praktikë në gjuhë shqipe, vizita të ndryshme ku mund të njihen me kulturën e vendit dhe të ushtrojnë shqipen e folur. Kursi do të zhvillohet i ndarë në tre nivele: fillestar, i mesëm, i lartë, sipas përvojës së viteve të kaluara dhe sipas njoftimeve të deritanishme nga MASH e UT. Shoqëria e Trajtimit të Studentëve Nr.1 Tiranë, Qyteti Studenti, do të sigurojë akomodimin dhe shërbime të tjera për pjesmarrësit gjatë ditëve të zhvillimit të kursit. MASH do të financojë këto kurse me 70 mijë Euro.
Ky lajm është publikuar: 24/07/2008