E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga mbijetesa te formaliteti, por edhe 1x2

Mbijetesa - Teuta dhe Besëlidhja do të përballen në një sfidë të ashpër për mbijetesë dhe shumë të rëndësishme për shmangien e "zonës së akullt". "Djemtë" e detit humbën në minutën e fundit me Dinamon (2-1), ndërsa Besëlidhja fitoi në Korcë me Skënderbeun (0-2). Në dy përballjet sezonale: 0-0 në Lezhë (faza e parë) dhe fitore 2-0 e Teutës në Durrës. Ky është dhe takimi 46-të midis dy ekipeve: 19 fitore Teuta, 11 fitore Besëlidhja (15 barazime).
Formaliteti - Pasi realizoi një përmbysje historike, kur më nëntë lojtarë mposhti Elbasanin (2-1), Tirana ndodhe përballë një sfide të konsideruar si një formalitet përballë Skënderbeut, që ka humbur 20 nga 25 ndeshjet e luajtura. Gjithsesi, në bilancin e varfër korcar, një nga tre fitoret e skuadrës së Renato Rrapos, është arritur kundër bardhebluve (4-2), që provokoi edhe shkarkimin e Starovës.
I ka të tria: 1x2 – Elbasani kërkon të bëjë autokritikën më të mirë përballë një Bese ambicioze, përpara se të ndeshjet sërish me Tiranën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të parë Kupës së Shqipërisë. Rezultati është i hapur për dy nga ekipet protagoniste të sezont, që i ndan vetëm 2 pikë. Një fitore e formacionit të Krenar Alimehmetit, do të thoshte sërish një vend i katërt. Në dy takimet e para: secila skuadër ka fituar në shtëpi.

KATEGORIA SUPERIORE
Java 26
5 prill 2008
Kastrioti-Dinamo
Lulaj, Koreshi-Lamce
Flamurtari-Partizani
Velcani, Mesi-Maloku
Shkumbini-Vllaznia
Peza, Mustafaraj-Salaj
Elbasani-Besa
Meta, Pregja-Salaj
Tirana-Skënderbeu
Dobi, Miho-Guce
Teuta-Besëlidhja
Latifi, Avdo-Qirici
*Ndeshjet fillojnë në orën 16:30

RENDITJA
1.Dinamo 51
2.Partizani 49
3.Vllaznia 41
4.Besa 41
5.Tirana 40
6.Elbasani 39
7.Shkumbini 34
8.Flamurtari 32
9.Besëlidhja 26
10.Kastrioti 24
11.Teuta 23
12.Skënderbeu 11

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›