E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetaret akuzojne politiken

Gazetari Mero Baze ka hedhur akuza ndaj politikes e cila, sipas tij, po perpiqet te nderhyje ne media duke e perdorur ne favor te saj. Ne te njejtin mendim me te, kane qene edhe Ilir Babaramo dhe Alfred Peza te cilet ne “Top Story” kane denoncuar perpjekjet e lidereve politike per te influencuar ne media.

“Politika po perpiqet ta kondicionoje median. Berisha ka dhene urdher qe asnje deputet i PD-se te vije te emisioni im. Kemi nje politik ileqare per te pozicionuar median”, theksoi Baze.

Ndersa Babaramo ka denoncuar menyren se si qeveria po perdore fondet publike per te pasur mbeshtetjen e mediave te caktuara. “Me shqeteson menyra e ndarjes se fondeve publike per mediat”, tha Babaramo.

Nderkohe Peza ka akuzuar publikisht kryetarin e PS-se, Edi Rama se po perdore dhune verbale ndaj medias. “E akuzoj publikisht zotin Rama per dhune verbale ndaj medias”, tha Peza.

“Ai kerkon qe nje media e caktuar te mos flase ate qe nuk do ai dhe pa lejen e tij. Madje ai dikton edhe cili gazetar duhet ftuar ne emision dhe cili jo”, u shpreh ai.

“Rama dergon sms deri ne nivel redaktoresh dhe eshte bere objekt batutash... Nese ky ben kete ne opozite imagjinoni se c’mund te beje kur te vije ne pushtet... Duhet te mos biem pre e politikaneve per te ndikuar median. Njeri mund ta kete zakon me tendera, ndersa tjetri me sms”, perfundoi Peza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›