E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polumbari i Butrintit jashtë rrezikut për jetën

Pas nxjerrjes së trupit të 17-vjetarit nga liqeni I Butrintit, komandanti i njësisë së zhytjes, Sulejman Rama ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai është transportuar nga Saranda drejt Spitalit Ushtarak. 

TIRANE- Ka mbërritur me helikopter në Spitalin Ushtarak, Sulejman Rama, komandanti i grupit të zhytjes në repartin RENEA. Rama u transportua me urgjencë nga Saranda për në Tiranë për shkak të problemeve që ai shfaqi pas operacionit për gjetjen e turpit të Ndriçim Myftarit në liqenin e Butrintit ku më 19 tetor humbën jetën 5 persona ndërmjet tyre edhe një foshnje 3 muajshe. Pas operacionit të kërkimit, Sulejman Rama, ka ndjerë vështirësi në frymëmarrje, tension të lartë duke shkaktuar hemorragji në hundë dhe vesh. Pas mbërritjes në urgjencën e spitalit ushtarak, mjekët kanë ndërhyrë menjëherë duke e stabilizuar gjendjen shëndetësore të Ramës. Vet komandanti i grupit të zhytjes pas përmirësimit të gjendjes ka treguar gjithçka ndodhi gjatë dhe pas kërkimeve për trupin e pestë të tragjedisë.
Në spitalin ushtarak menjëherë kanë mbërritur zëvendës Ministri i Brendshëm Gent Strazimir dhe Drejtori i Përgjithshëm i policisë Prenci të cilët kanë parë nga afër situatën shëndetësore të Sulejman Rames, i cili kryesonte prej katër ditësh grupin e zhytësve që po zhvillonin kërkimet e tyre në liqenin e Butrintit ku humbën jetën 5 persona. (a.r/news24/balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›