Gazetarët çmim “Teodor Keko”
Për gazetarët e kulturës në Shqipëri, do të ketë një çmim të ri. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, ka firmosur krijimin e çmimit kombëtar vjetor "Teodor Keko" për gazetarin më të mirë të vitit në fushën e kulturës.
Në njoftim të kësaj ministrie thuhet se “Çmimi në fjalë krijohet për të nxitur pasqyrimin në shtypin e përditshëm dhe atë periodik të arritjeve dhe problematikës në fushën e kulturës dhe arteve, për një trajtim sa më profesional të fenomeneve kulturore, si edhe për të vlerësuar figurën dhe kontributin e shkrimtarit dhe gazetarit të njohur Teodor Keko", thuhej në urdhrin e firmosur nga ministri Pango.
Me rastin e ditëlindjes (2 shtator)të Teodor Kekos, lajmi i këtij çmimi është përshëndetur nga gazetarë të shumtë, pjesa më e madhe e të cilëve, kanë patur fatin të punojnë me të.
Teodor Keko, i njohur fillimisht si poet, gazetar dhe më pas si shkrimtar është një nga emrat më në zë të letrave shqipe të pas viteve ’90 -të. Ai është themeluesi i gazetës dhe më pas revistës kulturore “AKS” .
"Në veprën e Teodor Kekos, nuk ka mllef ndaj problemeve që ofroi shoqëria shqiptare në 10 vjeçarin e fundit, sikundër ndodh rëndom tek shumë autorë. Në të gjitha romanet e Kekos ndihet keqardhja e shkrimtarit, i cili kërkon të ndryshojë shoqërinë", thotë shkrimtari i njohur Dritëro Agolli."Dori e kuptoi misionin e artit për të ndryshuar shoqërinë përmes humanizmit", cilëson Agolli.