E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetarët pa kufij-Moldavisë: Ndalo dhunën

Nju Jork -Shoqata "Gazetarët pa kufij" (RSF) u bëri thirrje sot autoriteteve moldave të "ndërpresin aktet e dhunës" kundër gazetarëve, pas sulmeve dhe dëbimit të disa prej tyre ditët e fundit. "Situata po keqësohet në mënyrë shqetësuese në Moldavi. Autoritetet përdorin dhunën dhe arrestojnë gazetarë", shpreh keqardhjen RSF-ja në një komunikatë. "U bëjmë thirrje autoriteteve moldave të tregojnë maturi. U takon atyre të kujdesen që gazetarët e arrestuar të lirohen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që profesionistë të shtypit të punojnë lirisht dhe të sigurtë", shton shoqata.

RSF-ja denoncon gjithashtu "kritikat që i bëhen Rumanisë dhe gazetarëve rumunë". Presidenti Vladimir Voronin akuzoi Bukureshtin dhe median rumune për përfshirje në trazirat që tronditën Moldavinë në fillim të javës, pas fitores së komunistëve në pushtet në zgjedhjet legjislative të së dielës.Shoqata i bën thirrje Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) "të mbajë qëndrim të prerë", duke kujtuar se "mbrojtja e lirive publike dhe e gazetarëve varet drejtpërdrejtë nga mandati i saj".

Disa OJQ rumune si dhe Organizata të mediave të Evropës Juglindore, me seli në Vjenë, kritikuan dje sulmet kundër gazetarëve dhe "pengesat në lirinë e të shprehurit" në Moldavi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›