Meta takime në Fushë Krujë
Tiranë-Kreu i LSI-së, Ilir Meta është ndalur në Fushë-Krujë, ku ka prezantuar kandidatin e LSI në këtë zonë, Agim Xheka. “Fushë Kruja ka qenë gjithnjë qendra e së majtës, sepse ky është një popull i mrekullueshëm, një popull solidar, një popull patriot, që e meriton alternativën tonë, si alternativa më e sigurt për të larguar një herë e mirë pensionistin Berisha në 28 Qershor, sepse rinia e Fushë Krujës dhe e gjithë Shqipërisë nuk mund të qeveriset më nga Sali Berisha”-u shpreh Meta.
Ka kaq shumë energji, tha Meta, që kërkon të shpërthejë duke punuar dhe duke ndërtuar një jetë të sigurt, sepse pensionistët që janë këtu, veteranët që janë këtu, nuk mund të pranojnë një Kryeministër, i cili një projektligj të shkëlqyer, që paraqiti LSI në parlament për Kujdesin ndaj Moshës së Tretë, për t’i ndihmuar dhe për t’i mbështetur pensionistët e Shqipërisë, ai e rrëzoi.
“Ne jemi një alternativë e qartë, një alternativë e majtë, një alternativë progresiste, e cila do të garantojë punësim për ju dhe për të gjithë shqiptarët që duan të jetojnë me punë të ndershme. Që do të garantojë një rol më të madh të shtetit për të ndihmuar qytetarët e tij”-tha më tej Meta.