E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetarët, protestë për mbrojtjen e fjalës së lirë



Gazetarë dhe qytetarë të thjeshtë protestuan dje në mesditë para Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit në mbrojtje të fjalës së lirë. Krerët e shoqatave të gazetarëve denoncuan dhunën ndaj gazetarit Mero Baze dhe kërkuan nga shteti dhe institucionet të reagojnë në mbrojtje të fjalës së lirë. Në fjalën e tij, kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, deklaroi se fjala e lirë sot është e kërcënuar dhe u kërkoi institucioneve të kryejnë detyrën. Në këtë protestë folën disa gazetarë të vjetër shqiptarë, të cilët denoncuan ashpër dhunën ndaj gazetarit Mero Baze. Në fund të protestës së tyre, gazetarët hodhën këpucë para Kryeministrisë, si simbol për të vënë në lëvizje institucionet shqiptare. Gazetari Mero Baze u dhunua dy ditë më parë nga persona që tashmë janë në ndjekje të policisë. Baze ka akuzuar publikisht biznesmenin Rrezart Taçi për sulmin ndaj tij. Nga ana e tij, Taçi ka dhënë një deklaratë, duke u shprehur se nuk ka ushtruar dhunë ndaj Bazes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›