E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pyetje për vuajtjen



René CHAR

Nga se vuan?
Sikur zgjohej në shtëpi, pa zhurmë, fanepsja e një fytyre që një pasqyrë e marrtë duket se e kishte ngrirë.
Sikur llamba atje lart, dhe ndriçimi i saj i ulur në një pjatë të verbër, të çojë te gurmazi yt në angushti tryezën e qëmotshme me fruta.
Sikur përjetoje sërish arratitë e tua në mjegullimën mëngjesore, tek shkoje për takim me zemëratën që e doje aq shumë, atë që diti më tepër se çdo dhembshuri të të ndihmojë dhe të të rrisë.
Sikur dënoje, ndërsa dashuria jote kotej në gjumë me portën e plotfuqishme dhe shtegun që të çonte atje.
Nga se vuan?
Nga irrealja e pacënuar te realja e shpartalluar.
Nga trillet e tyre kuturitëse, qarkuar me klithma dhe gjak.
Nga çka u përzgjodh e nuk u prek. Nga bregu ku merr hov për te bregu ku mbërrin, nga tashmëria truthatë që tretet.
Nga një yll që u qas, i krisuri, e që shkoi të japë shpirt më parë se unë.

Përktheu Luan Canaj

1 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›