E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeredaktori mbyll një sy…

Albania e vogël - letra

Mik i dashur, Zija!
Nuk kam si të rri pa shprehur mendimin tim për Albanian e Vogël.
E shkëlqyer. O Zot, si e nxjerr.
Ke afruar penat me të njohura. Nuk di si ia del me klanet e pathyeshme.
E lexoj me kënaqësi të madhe, padyshim të gjithën, me një fjalë, e përpij.
Artikuj kritikë, njëri me i mirë se tjetri, tregime, poezi, të zgjedhura me shijen tënde të lartë. Me sa shoh, nuk bën kompromise. Diçka e rrallë.
Mezi e pres të hënën, se të hënën arrij ta shoh në internet këtu në SHBA.
Miku im, kjo është një tjetër krijimtari e jotja, për të cilën flitet dhe do të flitet shumë në të ardhmen. Besoj te kjo profeci.
Nuk e di me çfarë çmimi të lartë e paguan, se çmimi duhet të jetë tejet i lartë. Po ti je burrë i fortë, i kapërcen të gjitha, se ne më shumë kemi punë me vetveten.
O Zot, dora jote shihet edhe te një presje, edhe te një fjalë që do t'i bënte dëm autorit. I kalon të gjitha me durim, skrupulozitet, frymëzim. Model i elitarizmit më të mirë. Faleminderit për kënaqësinë.
Me shumë dashuri,

Roland Gjoza

* * *
Përshëndetje, Zija
Dëshiroj të jesh mirë. Të përgëzoj për suplementin që bën. I pakrahasueshëm, elitar dhe shumë i lexueshëm.
Gjej diçka shumë speciale në këto faqe.
Të uroj mbarësi dhe qetësi në shpirt.
Përzemërsisht,

Mirela Sula

* * *
Më pëlqeu shumë faqja ime dhe faqet e të tjerëve.
Të punonin shumë të tjerë, siç punon ti, Shqipëria do të ishte ndryshe.
Të fala,

Rita Petro

1 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›