Koha e bohemëve të fundit
Skënder SHERIFI për Skënder SHERIFIN
Kur je konform me çdo gjë të diktuar nga jashtë, në njëfarë mënyre je edhe i kloroformuar dhe i robotonizuar. Si në folenë e qyqeve të Milosh Formanit. Dhe unë jam ai indiani i fundit, i cili i shpëtoi azilit psikiatrik gjeneral. Poeti është një frymë e lirë, pa korniza, një lloj anarshisti utopik që nuk i toleron diktatet dhe që është një rezistent shpirtnor i humanitetit. Si këta dinosaurët e Shpilbergut ne Jurasik Parkun shqiptar të çoroditur. Me një fjalë, propozojnë shpirt aty ku nuk ka, humanitet aty ku nuk ka, dashuri aty ku nuk ka, lule, ngjyra dhe parfume në shkretëtira dhe xhungla betoni të shëmtuara. Gjëja me e bukur është se ky akt rezistence i poetit është fare gratis dhe kjo e bën atë të bukur e të madh, megjithëse mundet edhe që të mohohet.
Rezonancat e fëmijërise, kujtimet e kuzhinave, memorja e tepsive me pite e fli, fjalët e gjyshërve, bisedat në odat e burrave, tingujt e çiftelive dhe të sharkive, fjalët e prindërve, kujtesa e subkoshiencës kolektive shqiptare, amanetet e të parëve, mitet e figurave kombëtare, si Bajram Curri, Mic Sokoli, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Fan Noli e shumë të tjere, të gjitha këto nuk mund të mos linin gjurmë brenda një njeriu kozmopolit, multidimensional e gjysmë i “çmendur” si unë.
Paradoksi ishte se si mund të kaloja aq lehtë nga Ginsbergu, Keruaku, Bodleri, Sartri, Xhim Morisoni, Xhim Endriksi tek odat e malesisë, burrat me kapuça të bardhë e shallin rreth kokes, gratë që të lanin këmbët nëpër odat e kullave të Kosovës, pas një darke rreth sofrave para se të flinim në postaje lekura kafshësh. Ose si mund të lidheshin te gjitha këto me Luvrin, British Museumin, ose Museun Gugenheim te Bilbaos në Spanje. Atehere, kam kuptuar se çdo njeri ne toke duhet t’i qendroje besnik fillit të vet personal, historisë familjare, vendlindjes, dmth, që çdo gje e ka nje gjeneze, nje fillim, nje burim, nje origjine. Nese e mohon, e shkel me dashje a pa dashje për t’u futur ne nje personazh, ose ne nje rol qe nuk perputhet me esencen tende, atehere dije se, herët a vonë, do humbasesh orientimin e jetës tënde njerzore, do te thyhesh shprtnisht, sepse vjen zeri yt i brendshën dhe i thellë (ta rikujtojme Ibrahim Kodren ne Itali, i cili shprehu deshiren qe te varrosej ne vendin e tij), sepse shpirti nuk pajtohet me mohimin e tradhtinë ndaj vetvetes.
Si mund të dalë, sipas jush, një artist i madh sikur Baudelaire, Shakespeare, Whalt Whitman, Ginsberg, Fernando Pesoa, Ezra Pound etj., kur njerezit që pretendojnë të jenë shkrimtarë, piktorë a kineastë, e fusin veten në 10 funksione të ndryshme?! Do të thotë, si mund të jesh poet të dielën, ministër të hënën, biznesmen të marten, deputet të merkuren, keshilltar të enjten, iluzionist ose faltor të premten dhe te shtunën pushues në plazhe të Durresit? A jua merr mendja se mund të dalin Fellini, Pasolini, Cezani, Charli Parkeri ose Ray Charles nga ky program javor e jetësor? Unë nuk e besoj! Veprat e madhe artistike jua kane kushtue jeten e pasionin artistave. Unë shoh dy poetë të medhenj këtu, me një shpirt të vërtetë, Migjeni e Lagush Poradeci. Pastaj shijet e njërit e tjetrit mund të diskutohen, por të paktën janë autentikë me jetën, me punën e veprën e tyre. Dhe mua më intereson ky fakt në pikën e parë. Dhe pastaj e shoh a më pëlqen, a me flet, a me inspiron arti i tij apo jo, sepse ajo lidhet me subjektivitetin e çdo personi.
- Pse je bërë shkrimtar, o Skënder Sherifi?
Fillimisht, mendoja të jem një gjigololuksi ne pallatin e Versajes, nen mbrojtjen e Lugjit 14-të, i mbeshtetur nga ndonje markeze apo konteshe franceze. Nuk kish ndonje talent të percaktuar per jeten praktike tokesore. Gjerat e perditshme më beheshin shpejt të merzitshme dhe monotone. Mendoja jetë udhetimesh të pafund, bredhjesh, aventurash, trafiqesh si Artur Remboja, e më ne fund u bera trafikant i fjaleve, i imagjinatave, i ideve dhe i koncepteve poetike. Asnje detyre sociale, apo ndonje profesion konkret nuk me interesonte me pasion, pos instiktit jetesor dhe lirise totale si luks suprem. Atdheu im u bë natyralisht bota e imagjinatës, e ëndrrës, e fantazmave, e mishëruar permes fjales poetike, e cila ne fakt eshte nektari, esenca e gjuhes.
- Po pse pikërisht poezia dhe jo një art tjetër?
Sepse, siç thonte Krishti, fjala m’u be mish, edhe unë jam ajo fjalë. E kuptova se poezia shpreh variacionet e shpirtit nën tekstin e heshtjeve njerëzore, lotet, gezimet, mallengjimet, deshperimet, pasionet, dhe se e mbikalon nivelin normal te komunikimit shoqëror në teatralizimin e shoqerive njerezore. Eshte nje lloj metagjuhe, diçka qe lidhet me nje spiritualitet misterioz, nje erë shenjtësie e paemen. Aty e gjeta mundesine me shpreh maksimalisht veten time.
- Po, mor i shkretë, çfare i duhet dikujt poezia në jetën moderne të përditshme?
Mendojne njerezit se nuk u duhet, por a mund ta imagjinoni nje bote a nje jetë pa poezi, pa muzike, pa kinematografi, pa pikture, pa filozofi, me një fjalë, pa art? Çfare do te ishte ajo lloj jete në të vërtetë? Nje ekzistence virtuale, funksionale, por e pashpirt, e padimensione humane, e panjerzillik, si nje kuzhine pa erëza e pa lëngje; ose si nje femer pa mode, pa parfume; apo nje pezazh pa male, pa lule, pa kafshe, pa zogj, pa perendim dielli, pa ylbere, pa hënë. A mund të me thoni ju se çfarë jete eshte kjo?
- Po si lidhet atëherë kjo nevojë poetike me jetën e shekullit XXI?
Ky shekull, me teknologji te sofistikuara, me shkence super te avancuar i çon njerezit, dashje pa dashje, nga nje veprim i përditshëm ne te cilin behen rob te teknikave e te ekraneve. Dhe gradualisht, kjo skllaveri e jetes i shndërron njerezit në robotë, ose në majmune te shekullit, te cilet veprojne pa asnje sens te thelle, asnje pyetje, asnje kerkese fondamentale, pos asjeë me qene konform me kohen. Por kur je konform me çdo gjë te diktuar nga jashte, në njëfarë mënyre je edhe i kloroformuar dhe i robotonizuar. Si në folenë e qyqeve të Milosh Formanit. Dhe unë jam ai indiani i fundit, i cili i shpëtoi azilit psikiatrik gjeneral. Poeti është një frymë e lirë, pa korniza, një lloj anarshisti utopik që nuk i toleron diktatet dhe që është një rezistent shpirtnor i humanitetit. Si këta dinosaurët e Shpilbergut ne Jurasik Parkun shqiptar të çoroditur. Me një fjalë, propozojnë shpirt aty ku nuk ka, humanitet aty ku nuk ka, dashuri aty ku nuk ka, lule, ngjyra dhe parfume në shkretëtira dhe xhungla betoni të shëmtuara. Gjeja me e bukur është se ky akt rezistence i poetit është fare gratis dhe kjo e bën atë të bukur e të madh, megjithëse mundet edhe që të mohohet.
- Si keni lidhur veten me boëen shqiptare, pasi gati keni lindur e mandej jetuar jashtë shtetit në sferat frankofone?
Bravo te qofte, mik i dashur, se rezonancat e femijërise, kujtimet e kuzhinave, memorja e tepsive me pite e fli, fjalet e gjysherve, bisedat ne odat e burrave, tingujt e çiftelive dhe te sharkive, fjalet e prinderve, kujtesa e subkoshiences kolektive shqiptare, amanetet e të parëve, mitet e figurave kombetare, si Bajram Curri, Mic Sokoli, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Fan Noli e shume e shume te tjere, të gjitha keto nuk mund te mos linin gjurme brenda një njeriu kozmopolit, multidimensional e gjysme i “çmendur” si unë. Paradoksi ishte se si mund te kaloja aq lehta nga Ginsbergu, Keruaku, Bodleri, Sartri, Xhim Morisoni, Xhim Endriksi tek odat e malesise, burrat me kapuçe të bardhe e shallin rreth kokes, grate qe te lanin kembet neper odat e kullave te Kosoves, pas nje darke rreth sofrave para se te flinim ne postaje lekurash kafshesh. Ose si mund te lidheshin te gjitha keto me Luvrin, British Museumin, ose Museun Gugenheim te Bilbaos në Spanje. Atehere, kam kuptuar se çdo njeri ne toke duhet t’i qendroje besnik fillit të vet personal, historisë familjare, vendlindjes, dmth, që çdo gje e ka nje gjeneze, nje fillim, nje burim, nje origjine. Nese e mohon, e shkel me dashje a pa dashje për t’u futur ne nje personazh, ose ne nje rol qe nuk perputhet me esencen tende, atehere dije se, herët a vonë, do te humbasesh orientimin e jetës tënde njerzore, do te thyhesh shprtnisht, sepse vjen zeri yt i brendshën dhe i thellë (ta rikujtojme Ibrahim Kodren ne Itali, i cili shprehu deshiren qe te varrosej ne vendin e tij), sepse shpirti nuk pajtohet me mohimin e tradhtinë ndaj vetvetes. Pra, pa paragjykime, duhet qe ta pranojme, ta duam vetveten ashtu siç jemi, me 100 te mira e 200 te keqija, per t’u pasurruar më vone mbi thesarin tone autentik, mbi bazen primare me te gjitha kulturat e planetit tokesor.
- A na ke sjelle ndonj e biznes, ndonje makine te vjedhur, ndonje valice me dollare kesaj radhe, o i shkrete?
Jo, erdha si Krishti i mbuluar me nje çarcaf me ju lene nje porosi kombetare, nje mesazh uniteti dhe dashurie, nje propozim për t’iu rikthyer vlerave shpirtnore, individuale, universale e kombetare. Pra, po ua lë amanet vepren time si atdhetar shqiptar i Marsit dhe i Venusit, i cili eshte frymëzuar boll nga kjo bote dhe pret një zbritje ne token e te pareve te tij. I falenderoj shume te gjithe miqte shqiptare qe me kane kuptuar e me kane afruar, si Ibrahim Rugova, Jusuf Vrioni, e plot te tjere dhe te gjitha femrat qe ma kane pasuruar, stimuluar dhe zbukuruar jeten me gjithfare përvojash e mesimesh vendimtare. Ne kete jete jemi kalimtare, te dukshem apo te padukshem, asnje gje nuk eshte e askujt me ne fund. Ashtu siç i thashe Papes se Vages se Re te filmit francez “ J.L. Godarit” : duhet të reduktojme çdo gje ne minimum per ta gjetur veten ne maksimum. Diten e mire dhe Naten e mire te gjitheve. Pijeni nje vere Bordoje per shendetin tim me rreth 360 lloje dhjathi francez.
- Pse e permend aq shpesh Ibrahim Rugovën?
Sepse ka luajtur rol te madh në jeten time gjate qendrimit tim ne Kosove, dhe me ka afruar me boten shqiptare. Edhe ai ka qene ne stilin e tij disi margjinal, gjysmë bohemi, gjysmë marsiani si une. Por me nje shpirt, nje tolerance, nje humanitet te rralle, sidomos ne nje bote ballkanike, ku çdokush mendon se eshte me i mire se te gjithe, dhe se gezon te gjitha te drejtat mbi të tjeret. Serbia ende feston me bujë te madhe nje lufte te humbur para disa shekujve kunder Turqise, sikurse te ishte fituese e olimpiadave te shekullit. Domethene, ne Ballkan krijohen detyrimisht shthurje, devijime te ndryshme, absurditete, e më vone paguhen me drama, sepse ne shumicen e rasteve ndertohen sistemet e mendimit, te veprimit mbi nje baze fiktive, virtuale ose te rrejshme. Ketu nuk do te ishte veshtire te fitohej medalja e arte e Mitomanise. Per kete arsye, Ibrahimi me logjiken e tij budiste, sofiste, gandiane, ma kujtonte pak Martin Luter Kingun, ose Gandin e Indise. I thosha vetit në Kosove, a është e mundur me qene nje njeri me shpirt aq te mire, aq te bute, aq human, ne nje kontekst aq te vullkanizuar?
Eshte i vetmi person qe burrnisht dhe ne nje menyre krejt falas më ka perkthye dy libra shqip, pa ia kerkue une fare, por vetem nga fakti qe ndoshta e ka befasuar vepra ime në gjuhen frenge. Dhe pasioni i tij e ka shtyre Ibrahim Rugoven ta perktheje shqip, duke menduar qe mbas 50 vjeteve, domethene ne 2026, do te jete nje poezi monumentale per rinine e Kosoves, e cila, sipas tij, do te me vleresoje si Rembonë ose Jim Morrison-in e shqiptarëve. Ju pyes: kush sot ne Tirane a ne Prishtine eshte ne gjendje, i shtyre vetem nga karakteri, burrnia e sinqeriteti shpirteror, te ma perktheje mua nje veper falas ne gjuhen shqipe?!
Pastaj ana politike eshte tjeter problem, çka mua nuk me takon, meqenese jam nje anarshist marsian i poezise shqiptare dhe europiane. Artistët, jo rrallë, rrinë në botën e tyre mundesisht me një femer, një shishe verë e një mace.
- Po verejmë që ne poezinë tënde ka shume referenca qe lidhen me boten e kultures europiane dhe amerikane. A e ke për me na shit mend nëpër kafehane dhe byrekhane të kryeqytetit?
Jo. Mire do te ishte te kisha shitur nje String femrash, që m’i kan pas falur diku si nje koleksion ne nje koncert sikur Madonna, por nuk kam fatkeqesisht asgje per te shitur. Edhe vete s'e di a vlej 5 dollar në tregun shqiptar apo jo! Kurse ne lidhje me kulturën, te gjitha qe kam thithur e mesuar nga krijimtaria boterore e konsideroj si pjese intime timen. Dhe rrjedh pastaj natyralisht tek une si një vlere vetjake me rendesi. Pastaj e shprehi në poezi, ne njëfare menyre me ia u be nje homazh dhe nje falenderim personal gjithë ketyre krijuesve, që ma kane pasurue shpirtin. Ketu ne boten shqiptare, rralle kam degjuar dike te thote faleminderit per diçka. Kurse une i them faleminderit Picasso, Salvador Dali, Moxart, Miles Davis, dhe plot te tjerëve, i them faleminderit nje çobani te malesise qe ma ka thene nje fjale me peshe, nje plake qe me ka uruar gjate rruges, nje vere te madhe Bourgogne, ose nje djathi te vjeter francez qe ju ka dashur 1000 vjet tradite për me ardhe ne ate shkalle. Une mendoj se ne u kemi diçka borxh te gjithë ketyre artistëve e filozofeve te medhenj te botes.
- Po ta merr mendja që ka artista të medhenj në këtë vend?
Nuk po them se i njoh mirë artistat e ketij vendi, perveç Ismail Kadaresë dhe disa autore te rralle qe i kam lexuar të perkthyer frengjisht. Normalisht, ketu ne Shqiperi a ne Kosove duhet me pase 1000 subjekte te fuqishme, minimum nga 1 subjekt ne dite per me thene diçka te fuqishme artistikisht, sepse ne kete çoroditje, ne kete shthurje, ne kete kaos, ku çdo gje eshte ose absurde, ose surrealiste, por padashje ndodhin perdite çudira te medha. Dhe nje artist i vertete duhet te kishte brum per te krijue diçka te madhe. Por konkretisht kam disa dyshime qe vijne nga kjo ide qe vijon: Si mund te dale sipas jush nje artist i madh sikur Baudelaire, Shakespeare, Whalt Whitman, Ginsberg, Fernando Pesoa, Ezra Pound etj., kur njerezit që pretendojnë të jenë shkrimtarë, piktorë a kineastë, e fusin veten në 10 funksione të ndryshme?! Do të thotë, si mund të jesh poet të dielën, ministër të hënën, biznesmen të marten, deputet të merkuren, keshilltar të enjten, iluzionist ose faltor të premten dhe te shtunën pushues në plazhe të Durresit? A jua merr mendja se mund të dalin Fellini, Pasolini, Cezani, Charli Parkeri ose Ray Charles nga ky program javor e jetësor? Unë nuk e besoj! Veprat e madhe artistike jua kane kushtue jeten e pasionin artistave. Unë shoh dy poetë të medhenj këtu, me një shpirt të vërtetë, Migjeni e Lagush Poradeci. Pastaj shijet e njërit e tjetrit mund të diskutohen, por të paktën janë autentikë me jetën, me punën e veprën e tyre. Dhe mua më intereson ky fakt në pikën e parë. Dhe pastaj e shoh a më pëlqen, a me flet, a me inspiron arti i tij apo jo, sepse ajo lidhet me subjektivitetin e çdo personi.
(Tash kam një ndjesë për lexuesin, duke shkruar shpejt në kompjuter kam perdore shpesh “e” ne vend te “ë”. Shpresoj që, të paktën një here, i rrepti zoti Çela do ta mbyllë një sy.)
1 Shtator 2008