Peripecitë e Gërdecit
Problemet nuk kanë të sosur për zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën. Në momentin që dosja ishte nën hetim, prokuroria ka ndeshur mjaft problematika dhe presione, ndërsa, pas shumë përpjekjesh dhe procedurash e dërgoi dosjen në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit ndau çështjen, ku shtetasi Fatmir Mediu u gjykua i ndarë nga pjesa tjetër e të pandehurve. Në Gjykatën Supreme, çështja u pushua për shkak të imunitetit që gëzonte nga zgjedhjet e fundit parlamentare Fatmir Mediu, ndërsa në Gjykatën e Tiranës, pas hedhjes së shortit, filloi gjyqi. Në disa seanca, avokatët janë bërë shkak për shtyrjen e gjyqit, aq sa KLD-ja dhe Ministria e Drejtësisë u zotuan të zgjidhin këtë problem. Presionet juridike kanë bërë që avokatët të jenë korrektë në proceset me rëndësi publike. Atëherë kur dukej se çdo gjë ishte në vijë të duhur, gjyqi i Gërdecit nuk pa arrin të zhvillohet për mosforimim të trupit gjykues. Tashmë duhen të tjera presione ndaj drejtësisë që procesi të zhvillohet normalisht...