Kreditë jashtë standardi rriten në 18 për qind
Bankat në Shqipëri realizuan fitime prej 1 miliard lekësh (rreth 7.6 milionë euro) gjatë nëntëmujorit janar-shtator të këtij viti, duke hapur mundësinë e mbylljes së vitit 2009 me rezultat pozitiv, pavarësisht vështirësive të krijuara nga kriza ekonomike dhe financiare botërore. Një vit më parë, bankat patën shënuar 62 milionë euro fitime. Në total, nuk ka rënie të aktivitetit të biznesit bankar gjatë këtij viti, por tkurrja e fitimeve erdhi si pasojë e rritjes së provigjoneve për mbulimin e humbjeve të mundshme nga kreditë e këqija. Kreditë që klasifikohen si "të këqija", u rritën në 9.82 për qind të totalit të portofolit, ndërsa edhe afro 8 për qind të tjera shfaqin probleme të ndryshme, përfshi vonesat në pagesën e kësteve. Përqindja e kredive të klasifikuara si standarde është ulur në 81.74 për qind të totalit, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, niveli më i ulët ky i shënuar që nga viti 2001, kur sistemi bankar u pastrua nga kreditë e këqija të trashëguara nga koha e bankave shtetërore. Sistemi bankar ka një portofol kredish prej 427 miliardë lekësh (3.2 miliardë eurosh).
Kreditë e klasifikuara si të humbura dhe pa shpresë rikuperimi, u rritën në 2.68 për qind të totalit. Kjo është edhe arsyeja kryesore e zvogëlimit të humbjeve, për shkak se bankat kanë përdorur fitimet e realizuara gjatë këtij viti për të mbuluar kreditë e këqija.
Ekonomia në vështirësi
Rritja e shpejtë e portofolit të kredive me probleme tregon, para së gjithash, vështirësitë e hasura nga individët dhe bizneset në shlyerjen e detyrimeve të veta financiare. Një vit më parë, vetëm 4.11 për qind e kredive konsiderohej si e keqe nga bankat, ndërsa sot kemi rritje me 2.5 herë të kredive të pashlyera. Vështirësitë ekonomike nuk janë pasqyruar fare në një numër të madh treguesish makroekonomikë, gjë që vë në dyshim cilësinë e statistikave. Kështu, treguesi i papunësisë, një statistikë që përpilohet nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, nuk ka pësuar asnjë ndryshim të dukshëm gjatë këtij viti, ndërsa numri i përgjithshëm i të punësuarve në sektorin jobujqësor ka shënuar një rënie të papërfillshme prej 1200 vetash. Nga ana tjetër, zyrtarisht ekonomia shqiptare po rritet me mbi 5 për qind këtë vit, një rritje po aq e fuqishme sa mesatarja e dekadës së fundit. Një kuadër i tillë makroekonomik nuk shpjegon dot se pse kreditë e këqija po shumëfishohen brenda një periudhe kaq të shkurtër.
Rentabiliteti
Bankat në Shqipëri shënuan një normë kthimi nga kapitali i vet (ROI sipas akronimit në anglisht) prej 1.79 për qind, ndërkohë që një vit më parë, ky tregues ishte 16.33 për qind. Ky është treguesi se sa para kanë fituar pronarët e bankave në raport me investimin e vet. Dy vite më parë, sistemi bankar arrinte të fitonte deri në 20 për qind në vit, ndërsa sot fitimet janë tkurrur në minimum.
Kthimi mbi asetet, pra sasia e fitimeve neto në raport me mjetet totale, ishte për nëntëmujorin 2009, 0.16 për qind. Një vit më parë, ky tregues ishte 1.29 për qind. Ky është treguesi që paraqet aftësinë e bankave për të menaxhuar me efikasitet paratë që kanë në dispozicion.
Përqendrimi
Edhe gjatë këtij viti, tregu bankar vijoi të liberalizohej. Dy bankat më të mëdha menaxhojnë sot 35 për qind të depozitave të shqiptarëve, ndërkohë që një vit më parë menaxhonin gati 48 për qind. Shkaku i reduktimit të shpejtë të përqendrimit të dy bankave më të mëdha ka qenë edhe konkurrenca në rritje nga bankat e tjera për të tërhequr depozita, si përmes interesave më joshëse dhe reklamave, ashtu edhe përmes investimeve për hapjen e degëve të reja dhe shtrirjes gjeografike. Autoriteti i Konkurrencës ka shprehur shqetësimin për dominimin e disa tregjeve të rëndësishme financiare nga pak subjekte, si dhe ka nisur një hetim për të parë nëse ka pasur shkelje të ligjit të konkurrencës në tregun e borxhit publik të qeverisë.