Gazetat dhe televizionet të barabartë për reklamat
Të gjitha televizionet dhe gazetat do të jenë të barabarta në publikimin e reklamave nga institucionet shtetërore.
Përzgjedhja e mediave private ku do të jepen programet, spotet e reklamat do të bëhen nga ministrat apo drejtuesit e qeverisjes vendore. Është vënë si rregull që ato të mos transmetohen vetëm në një televizion apo gazetë, por në disa të tillë. Ndërkaq një komision i posaçëm do të shqyrtojë ofertat e paraqitura nga mediat përkatëse. Por raporti i detajuar prej tij duhet të marrë patjetër veton e titullarit. Këtë përcakton vendimi më i ri i marrë nga qeveria. "Titullari i institucionit urdhëron me shkrim blerjen, zhvillimin, prodhimin e reklamave, transmetimin ose botimin në median e shkruar", thuhet në vendimin e djeshëm. Në të është përcaktuar se drejtuesit e institucioneve shtetërore presin ankesat e medias për procedurën e publikimit të reklamave. Por vendimi i tyre është përfundimtar. Çka do të thotë se ministrat sipas preferencave vetjake, mund t'i japin mediave të ndryshme publikimet e ndryshme apo spotet. Gjithçka kundrejt pagesës përkatëse. Reklamat janë burimi kryesor i të ardhurave për mediat serioze në vend. "Një nga risitë që sjell ky projektvendim është ndërmarrja e procedurave të qarta për përzgjedhjen e organeve të medias. Këto procedura konsistojnë në ndryshimin e përmbajtjes së urdhrit të titullarit të institucionit, si dhe mënyrës së publikimit të ftesës për negociata", citohet në vendim.