Sarandë, bashkia: Do gjejmë plazh për nudistë e topless
Kërkesa e "çuditshme" e turistëve të huaj, në Drejtorinë e Turizmit për plazh nudistësh ka vënë në dilemë Bashkinë e Sarandës.
SARANDE / SHPRESA DINE
Në fakt, bashkia e këtij qyteti, është gjendur e papërgatitur përballë kërkesave të tilla, për shkak se ende nuk është diskutuar për një plazh të mundshëm nudistësh në këtë pjesë të bregdetit. Kryebashkiaku Edmond Gjoka u shpreh se, mbase ka ardhur koha t'i japin vëmendjen e duhur edhe një plazhi të tillë, ndonëse sipas tij, në Shqipëri konsiderohet ende tabu. Por sipas Gjokës, Saranda nuk ka vend të përshtatshëm për nudistët. Ai hedh idenë e një bashkëpunimi të mundshëm me komunat, me të cilat të shihet e të diskutohet mundësia e një vendi që mund të përshtatet për plazh nudistësh. Turistët e huaj që vijnë në Sarandë, krahas vizitave nëpër qytet, në Butrintin antik apo rrethinat e qytetit, nuk kanë ngurruar të pyesin qytetarët për vendndodhjen e plazhit ku ata mund të notojnë nudo. Përgjigjja negative e qytetarëve për një vend të tillë, i ka habitur ata. E madje, kokëfortësia e tyre shkon më tej, duke u drejtuar deri tek institucionet vendore. Disa prej tyre janë paraqitur në zyrat turistike, ku kanë shprehur një kërkesë të tillë. Ata janë të pakënaqur për mungesën e plazheve ku të mund të lahen nudo apo topless. Aristotel Bita, drejtor në Drejtorinë e Turizmit u shpreh se, një prej elementëve që nuk gjejnë të huajt tek ne, janë plazhet e destinuara për larjen nudo. Sipas tij, ndonëse jo të shumta në numër, ka pasur turistë që e kanë kërkuar plazhin nudo. Edhe kryebashkiaku Edmond Gjoka nuk e mohoi kërkesën e turistëve të huaj për mundësinë e një vendi ku ata të lahen nudo. Madje, ai nuk pozicionohet kundra kësaj ideje. "Nuk jam kundra larjes në det në mënyrë të tillë. Nuk jam as kundra kërkesës së turistëve për ekzistencën e një plazhi të tillë", shtoi kryebashkiaku. Por sipas tij, kjo kategori plazhistësh nuk mund të bashkohen me pjesën tjetër të pushuesve, ndër të cilët ka edhe fëmijë. Për këtë, ai vijon se duhet menduar një vend i veçuar. "Ne në Sarandë kemi plazhe, por të gjithë janë publike. Nuk kemi vende të fshehura ku turistët të lahen si të duan pa ua prishur kush terezinë. Por them se duhet menduar mirë për të krijuar një vend të tillë", shtoi më tej kryebashkiaku i Sarandës. Duke mos pasur vend në plazhet e qytetit, ai hedh idenë e një marrëveshje me ndonjë prej komunave përreth, të cilat ta ndihmojnë dhe të përcaktohet një vend ku të vendosen plazhistët nudo. "E kërkon koha edhe një plazh të tillë edhe pse ne shqiptarët nuk e pranojmë kollaj një formë të tillë të lari", tha ai. Në fakt, në qytetin e Sarandës ka pasur precedentë të mëparshëm., kur turistët e huaj janë zhveshur në plazhet publike. Por reagimi i plazhistëve shqiptarë ka qenë i ashpër, deri në braktisje apo zhvendosje të vendit të pushimit. Duket se pushuesit shqiptarë ende nuk janë të përgatitur për të konsideruar nudizmin në plazh, si diçka normale. Në plazhet e ashtuquajtura moderne nëpër botë, nudistët kanë një plazh të veçantë, ndërsa femrat topless mund të dalin edhe në plazhet publike.
Precedentët
Shenjat e para të nudizmit në plazhin e Sarandës filluan në vitin 2006. Një grup rreth 30 gra nordike, u lanë topless në një prej plazheve në qendër të qytetit. Askush nuk i pengoi për t'u larë në këtë mënyrë, qoftë edhe policia. Por qytetarët që ndodheshin pranë tyre u detyruan të largoheshin një e nga një, duke reaguar tepër ashpër ndaj veprimit të tyre. Ndërsa verën e kaluar plazhistët dhe policia u provokuan sërish nga një çift maqedonas, kur vajza e re u la topless.
Policia: Do i largojmë pa skandale
Verën e vitit 2006 organet e qeverisjes vendore dhe ato policore u zunë ngushtë kur në plazhet publikë të Sarandës, turiste nordike u lanë topless në plazhet publike. U krijuan skena që tërhoqën vëmendjen e pushuesve vendas e sidomos të fëmijëve. Ky episod bëri që përgjatë shëtitores të vendosen afishe, që ndalonin plazhet nudo në plazhet publike. Por ndërkohë që ndalohej, nuk u përcaktua e nuk u tha asnjëherë se ku lejohej plazhi nudo. Ndërsa vjet e njëjta skenë u përsërit me një çift maqedonas. E pyetur për këtë problematikë, policia ngre supet dhe ende nuk është e qartë se si do të veprojë. Por burime të policisë në Sarandë bënë të ditur se, ende nuk janë të përgatitur për të vepruar me forcën e ligjit, Sipas tyre, lakuriqësia nuk mund të klasifikohet tek "veprat e turpshme". Megjithatë, policia pohon se nuk do të bëjë ndonjë skandal me turistët e huaj. Por ata do të veprojnë me xhentilesë karshi tyre, duke u bërë me dije se nuk lejohet të lahen nudo apo topless.
Drejtoria e Turizmit: Kërkesat, nga të huajt
Drejtori i Drejtorisë së Turizmit në Bashkinë e Sarandës, Aristotel Bita, u shpreh se një prej elementëve që nuk gjejnë të huajt tek plazhet tona, janë plazhet e destinuara për larjen nudo. Sipas tij, ndonëse jo të shumta në numër, ka pasur turistë që e kanë kërkuar plazhin nudo. Pranë zyrave të pushtetit vendor në Sarandë kanë shkuar turistë të huaj, të cilët veç kërkesës për një plazh të tillë, duket se nuk kanë ngurruar as të bëjnë propagandën se një plazh i tillë është diçka normale. Drejtuesit e zyrave përkatëse janë mundur t'i përcjellin me xhentilesë të huajt, të cilët kanë mbetur të habitur se si një qytet në bregdet nuk ka plazh ku mund të shijojnë edhe nudistët, apo femrat që duan të dalin topless. Burime pranë bashkisë bënë të ditur se, vitet e fundit ka pasur disa herë pakënaqësira të turistëve për mungesën e një plazhi të tillë. Por nga viti në vit, kjo kërkesë është në rritje. Madje, duket se edhe një kategori e shqiptarëve e kërkojnë një vend të tillë, sidomos femrat për topless. Edhe vetë kryebashkiaku e pranon se plazhi nudo është ende tabu për shqiptarët, por ai shton se, tashmë ka ardhur koha të mendohet edhe për një plazh të tillë.