E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazi rus kërcënohet nga Alaska?

Gjigantët e "British Petroleum", "Exxon Mobil" dhe " Conocophillips" kanë filluar negociatat për eksportin e gazit nga Alaska në Azi.

Vlera e projektit vlerësohet të jetë prej 40-50 miliardë dollarë, shkruan "Financial Times" duke cituar burime të afërta me palët në negociata.

Kompanitë dhe institucionet shtetërore amerikane vlerësojnë se gjatë javës së ardhshme mund të arrihet marrëveshja për rezervat e gazit në Point Thompson të Alaskës, që vlerësohen të jenë në sasinë prej 226 miliardë metër-kub.

Ndërtimi i tubacionit është kusht kyç për fillimin e përpunimit të terrenit, duke ditur se në Alaskë nuk ka sisteme për transportin e gazit.

Guvernatori i Alaskës, Sean Parnell, është optimist për projektin, i cili buxhetit amerikan mund t’i sillte 400 miliardë dollarë. Ai u sugjeroi kompanive që ta ndërtojnë një tubacion të vogël në bregdetin jugor të Alaskës, ku do të ndërtohen një terminal për gaz të lëngshëm i cili do të eksportohet në Kinë dhe vendet tjera aziatike.

Zyrtarët amerikanë akuzojnë kompanitë e sipërpërmendura, të cilat kanë të drejtë për të eksplorim në Point Thompson që nga viti 1977, duke i kërcënuar me marrjen e licencës. Por, kompanitë nuk kanë mundur ta fillojnë punën për shkak të kushteve të rënda të shfrytëzimit: gazi është nën presion të madh, ndërsa rezervat janë larg.

Në rast se prodhuesit e naftës merren vesh me autoritetet, marrëveshja mund të përshpejtoj vlerësimin komercial të projektit të tubacionit.

SHBA-të planifikojnë të eksportojë gaz në Azi, ku megjithatë mund hasin në konkurrencën serioze të Rusisë. Në fund të qershorit të vitit të kaluar, drejtori ekzekutiv në "Gazprom", Alexey Miller, tha se koncerni rus është i gatshëm për fillimin e ndërtimit të tubacionit të gazit deri në Kinë. Ekspertët thonë se ndërtimi i një tubacioni të gazit nga Alaska nuk mund të bëjë rrezikoj planet e "Gazpromit".

Eksporti i gazit nga Alaska ndërlidhet me shumë probleme, kështu që ndërtimi i tubacionit është pak i mundshëm. Problemi më i madh janë edhe kushtet natyrore dhe distanca e madhe deri te konsumatori. Për ta ndërtuar një fabrikë të madhe të gazit të lëngshëm duhen investime shtesë në eksplorim dhe eksploatim, ndërsa kostoja e lartë e prodhimit në një fabrikë të vogël e rritë çmimin përfundimtar të gazit të lëngshëm.

Për këtë arsye, në shkurt të vitit të kaluar është mbyllur fabrika “Kenai LNG”, kujtojnë analistët.

Shqyrtimi i projektit në Alaskë është më shumë tentim i kompanive që të ruajnë rezervat në Point Thomson, e jo një qëllim i vërtetë që të rritet eksporti i gazit. Edhe nëse realizohet ndërtimi i tubacionit, gazi i Alaskës ka gjasa më të mëdha të eksportohet vetëm në Japoni

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›