E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupe te perbashketa, per luften kunder droges

TIRANE - Italia dhe Shqiperia do te bashkepunojne ngushte ne fushen kunder krimit. Kjo gje eshte konfirmuar serish gjate nje vizite te bere ne shtetin fqinj, nga zv/ministri i Brendshem, Gent Strazimiri, drejtori i Pergjithshem i Policise, Ahmet Prenci dhe keshilltari i drejtorit, Edmond Rizaj. Ne kete takim u firmos plani i veprimit mes Policise Italiane dhe Policise Shqiptare, ne kuadrin e luftes kunder krimit te organizuar, prostitucionit, trafikut te armeve dhe trafiqeve te tjera te paligjshme. Ne kete takim merrte pjese dhe Strazimiri. Nga ana e tij, Prenci, u takua edhe me drejtuesit e policive te Ballkanit. Gjithashtu, delegacioni zhvilloi nje takim me Komandantin e ROS-it, Gjeneral Ganzer, ku u bisedua ne lidhje me raportet e bashkepunimit dhe mundesine e krijimit te grupeve te perbashketa te hetimit. Ganzer, tha se, do te ngrihen grupe te perbashketa ndaj luftes kunder krimit te organizuar, e konkretisht ndaj trafikut te lendeve narkotike. A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›