E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga shqiptarit, me 2 kg kokaine ne cante

PESKARA - Nje shqiptar eshte vene ne pranga pasi eshte kapur me 2 kilograme kokaine. Lajmi eshte bere i ditur nga burime te policise italiane, te cituara nga mediat fqinje. Filat Peci, 33 vjec eshte ndaluar ne Peskara, pasi ishte shoqeruar si i dehur por gjate nje kontrolli te bere i eshte gjetur lenda narkotike. Emigranti shqiptar ishte me dokumente te rregullta ne Itali prej vitesh. Gjendja e acaruar e tij, ka bere qe policia t'i kontrollonin canten ku jane gjetur 2.1 kilograme kokaine. Lenda narkotike sipas policise ishte fshehur ne cante dhe ishte mbuluar me rroba. Ishte e ndare ne 4 pako me nga afersisht 500 grame dhe e mbeshtjelle me leter natriban. Shqiptari 33-vjecare, ishte ndaluar gjate nje operacioni kunder emigracionit klandestin, e gjate kontrollove eshte gjetur lenda narkotike. Filat Peci, eshte vene ne pranga per transportimin e kokaines, nderkohe qe policia tha se eshte duke hetuar, ne lidhje me origjinen dhe rrugen e transportit te lendes narkotike. A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›