E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate ne komisionin e Ligjeve per projektrezoluten e Prokurorise

Komisioni parlamentar i Ligjeve u përfshi nga debatet mbi punën e prokurorisë për gjatë vitit 2011, teksa po shqyrtohej dhe miratohej rezulota përkatëse. Opozita tentoi ta orientonte debatin në akuza politike, referuar dhe marrëdhënieve të mazhorancës me prokuroren e përgjithshme për veprimin ose mosveprimin e saj mbi ngjarjet e 21 janarit. Por kreu i Komisionit të Ligjeve theksoi se për këto ngjarje ekziston një komision i posaçëm hetimi në Kuvend

Rusmali theksoi se rezoluta është përpiluar në mënyrë korrekte, ku vlerëson punën e prokurorisë si pjesë e task forcave, por sigurisht që kritikon të mosqenit e saj lidër në përpjekjet për të forcuar shtetin e ligjor. Niveli i bashkëpunimit me institucionet e tjera është zero dhe prokurorja e përgjitshme shfajësohet dhe qëndron indiferente-theksoi Rusmali, i cili shtoi se: kriminelët janë më të fortë se shteti, ortakë me prokurorinë.

Socialistët deklaruan votën e tyre kundër kësaj rezolute, e cila pas miratimin me votat e deputetëve të mazhorancës kalon në seancë plenare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›