Gazsjellësi “Shahdeniz”, Berisha kërkon që të kalojë në Shqipëri
Gjatë vizitës së tij në Kroaci, Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar ministrit turk të Energjisë, Hilmi Guler, që të shihet mundësia që gazsjellësi “Shahdeniz” të kalojë edhe në Shqipëri. Projekti i gazsjellësit “Shahdeniz” parashikon transportimin e naftës dhe gazit nga Azerbajxhani drejt porteve turke. Duke parë këtë mundësi, Kryeministri Berisha ka kërkuar nga shteti turk që Shqipëria të shihet si mundësi për t’u përfshirë në këtë projekt të madh, nisur edhe nga kushtet e Shqipërisë. Aktualisht Shqipëri nuk kalon asnjë projekt gazsjellësi apo nafte, edhe pse ka shumë vite që përflitet për të tilla investime. Një i tillë është dhe projekti amerikan AMBO, por ende nuk ka pasur asnjë rezultat konkret për nisjen nga puna të këtij naftësjellësi.