Gazsjellesi "Trans Adriatik", merr mirekuptimin e Shqiperise
Shqiperia ka nenshkruar nje marreveshje mirekuptimi per ndertimin e gazsjellesit "Trans Adriatik Pipeline AG" per kalimin e tij neper Shqiperi. Burimet zyrtare nga Ministria e Energjetikes njoftuan se memorandumi u nenshkrua nga ministri Dritan Prifti, per ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes dhe nga zoteri1njte Thomas J Dimitroff dhe Lars Kronstadt per "Trans Adriatik Pipeline AG". Ky memorandum mirekuptimi dhe bashkepunimi percakton hapat qe duhet te ndiqen nga te dy palet per zbatimin e projektit "Trans Adriatik Pipeline AG", projekti i gazsjellesit per Shqiperine, i cili i referohet marreveshjes nderqeveritare mes Shqiperise dhe Italise e lidhur ne 10 mars 2009, per integrimin e sistemit te tyre te gazit natyral. Qe ne fillim te ketij memorandumi, ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes dhe "TAP AG" pranojne se do te punojne se bashku per te plotesuar te gjitha procedurat dhe kushtet e kerkuara shtese, ne menyre qe projekti "TAP" te futet shume shpejt ne rrugen e zbatimit, duke pranuar dhe rendesine strategjike qe ka per Shqiperine furnizimi me gaz dhe nevoja e Shqiperise per te qene nje vend i sigurt per Bashkimin Evropian. Duke pasur parasysh se investimi perfundimtar lidhur me projektin "TAP" parashikohet ne vitin 2011, palet angazhohen nepermjet memorandumit se do te punojne se bashku ne te ardhmen ne menyre qe ky afat i parashikuar te respektohet. Ne pjesen e memorandumit qe percakton bashkepunimin mes paleve thuhet se, METE dhe "TAP" do te bashkepunojne ne kohen e duhur dhe ne menyre qe te fitohet mbeshtetja politike e secilit prej shteteve sovrane qe marrin pjese ne projektin "TAP" dhe qeverive mikpritese. Ky bashkepunim, theksohet ne memorandum, do te behet ne menyre te pergjegjshme, ne perputhje me sigurine shendetesore nderkombetare, sigurine e punes, mjedisit dhe standardeve te tjera teknike.
Nepermjet memorandumit te nenshkruar, qeveria e Shqiperise ngarkon Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes qe te veproje ne permbushje te detyrave qe duhet te realizohen per zbatimin e projektit te gazsjellesit.
Memorandumi, detyrimet e pales shqiptare
-Informimi i lidhur me perberjen e komisionit nderqeveritar, i cili eshte parashikuar te ngrihet, me te cilin "TAP" do te punoje dhe bashkepunoje ne menyre qe te realizohen te gjitha hapat dhe detyrat e percaktuara ne Memorandum.
-METE, se bashku me institucionet e Republikes se Greqise dhe Republikes se Italise, do te ndermarre hapa per te ngritur nje komision trelateral nderqeveritar, i cili do te sherbeje si nje forum i perbashket i ketyre shteteve sovrane, per te arritur ne realizimin e projektit "TAP".
-Ne memorandum theksohet se, ne menyre qe te mbeshteten investimet dhe financimet e kerkuara per projektin "TAP", palet njohin se eshte e domosdoshme nje marreveshje nderqeveritare mes Republikes se Shqiperise, Republikes Helene dhe Republikes se Italise. Procesi i zhvillimit dhe diskutimit te marreveshjes nderqeveritare do te mbeshtetet nga personeli i "TAP AG".
-Palet pranojne se duhet te ndermarrin nje sere hapash per cuarjen perpara te projektit "TAP". Nje hap i tille eshte dhe ai qe Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes duhet te pergatise, me ndihmen e "TAP", nje ose me shume projekt memorandume mirekuptimi ne lidhje me projektin "TAP", per hyrjen e gazsjellesit nga Republika e Shqiperise dhe Republika e Greqise.
-Gjithashtu, METE duhet te perfshije deklaratat e mbeshtetjes politike per projektin "TAP" nga Republika e Shqiperise dhe Republikes se Greqise; te pershkruaje ceshtjet kyce ne lidhje me Projektin TAP qe do te zgjidhen ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes Greke, duke perfshire edhe ate ne lidhje me drejtimin e projektit "TAP".
Gazsjellesi "Trans Adriatik", te dhenat e projektit
"Trans Adriatik Pipeline" (TAP) eshte nje projekt per transportin e gazit natyral nga rajoni i Lindjes se Mesme duke ndjekur nje rruge qe pershkruan Greqine, Shqiperine dhe Italine nepermjet Detit Adriatik. Projekti eshte anoncuar ne vitin 2003 nga kompania zvicerane e energjise EGL, ndersa studimi i fisibilitetit per projektin ka perfunduar ne vitin 2006. Studimi nxori dy variante. I pari pershkruante rrugen ndermjet Bullgarise, Maqedonise dhe Shqiperise per te perfunduar ne Itali dhe i dyti nepermjet Greqise dhe Shqiperise, variant ky i konsideruar me fisibel. I cilesuar si Korridori i gazit, "TAP" vjen si nje burim i ri furnizimi gazi per Evropen nga Lindja Mesme, duke ulur ne kete menyre ndjeshem varesine nga Rusia. Linja do te filloje ne Greqi afer Thesalonikise, nepermjet Shqiperise dhe detit Adriatik e do te perfundoje ne Itali afer Brindizit. Linja eshte 520 kilometra e gjate dhe kostoja e ndertimit parashikohet te jete 1.5 miliarde euro.